KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri
AnalizeFinanceSociale

Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 10:40 am
220 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ranë përsëri në muajin gusht, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2022. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredive të reja për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 3.66%, niveli më i ulët për këtë vit dhe njëkohësisht vlera më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2022.

Norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë, përfshi sasitë gjendje, qëndroi në nivelin 4.56%, po aq sa në korrik dhe njëkohësisht në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022. Rënia e normave të interesit këtë vit po mbështet një rigjallërim të kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 199.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re e disbursuar gjatë tetë muajve të parë të vitit arriti në 35.6 miliard lekë, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fillim të muajit korrik, Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020, duke krijuar premisa për ulje të mëtejshme të kostove të financimit. Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro ngelet në nivele më të larta. Në muajin gusht, norma mesatare e interesit e kredisë për shtëpi në euro arriti në 6.38%, niveli më i lartë i raportuar për këtë vit.

Megjithatë, interesi mesatar për të gjithë portofolin (për sasitë gjendje) e ka frenuar tashmë rritjen, duke reflektuar ndryshimin e kursit të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane në treguesin benchmark, Euriborin 12-mujor.

Për gushtin, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë në euro ishte 5.35%, në rënie të lehtë nga dy muajt e mëparshëm. Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë nënvizoi për herë të parë shqetësimin se kreditimi i ekonomisë këtë vit po rritet shumë shpejt dhe se është e nevojshme që ritmi i rritjes të ngadalësohet.

Më herët, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë aplikimin e një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshja për emigrantët, Meloni: “Jam e vendosur të eci përpara!”
Artikulli tjetër Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.