Izraeli ka miratuar dy ligje të cilat e ndalojnë Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) të operojë në Izrael dhe në zonat e okupuara që janë nën kontrollin e tij.
Një numër i madh i shteteve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimin serioz për lëvizjen.
Para votimit, Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka thënë se agjencia ka luajtur rol “kyç“ në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza. Gati gjithë popullata e mbi dy milionë që gjendet në Gaza është e varur nga ndihmat dhe shërbimet e UNRWA-së.
UNRWA-ja me dekada ka ofruar gamë të gjerë shërbimesh dhe përkrahje përfshirë për shëndetësi dhe edukim për miliona palestinezë në Gaza.
Komisioneri i përgjithshëm i agjencisë, Philippe Lazzarini, ka thënë se vendimi vetëm sa do t’i thellojë vuajtjet e palestinezëve.