KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis përtëritja e Kushtetueses, KED do shqyrtojë 10 kandidaturat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis përtëritja e Kushtetueses, KED do shqyrtojë 10 kandidaturat
AktualeFokus

Nis përtëritja e Kushtetueses, KED do shqyrtojë 10 kandidaturat

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 7:58 pm
120 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përmes shortit elektronik caktoi Irena Brahimin si relatoren që do të shqyrtojë 10 kandidaturat që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur si gjyqtar kushtetues për vendin vakant të krijuar në këtë gjykatë.

Si këshilltare ligjore u zgjodh Aulona Bodo.

Në mbyllje të mbledhjes dy orëshe KED njoftoi se ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendin vakant.

Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si një sërë institucionsh të tjera si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, dhe Autoriteti i Dosjeve”.

Në përfundim të mbledhjes dy orëshe anëtarët diskutuan edhe për kohë zgjatjen e mandatit të gjyqtarit që do të zëvendësojë Elsa Toskën që Kuvendi ka njoftuar se zgjat deri në 2028, KED njoftoi se me shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të KED nuk ishin vetëm nëntë anëtarët por edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Burimet jo zyrtare i thanë TCH se përfaqësuesja e OPDat ka theksuar se është e rëndësishme që të respektohet parimi kushtetues i përtëritjes së Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë çdo tre vjet.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e premte  date 1.11.2024, mbledhjen e radhës me rendin e ditës të bërë publik në njoftimin e datës 31.10.2024.

Pas organizimit të shortit elektronik, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese – Mandat i shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 30.09.2024.

  • Relatore anëtare e KED: Zj. Irena Brahimi
  • Këshilltar: Aulona Bodo

Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendin vakant.

Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, KED diskutoi mbi përmbajtjen e pikës së dytë të rendit të ditës. Anëtarët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre, ku në shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

KED shpreh edhe një herë angazhimin dhe gadishmërinë maksimale të të gjithë anëtarëve, për të realizuar me sukses përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, në kuadër të vijueshmërisë së funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tragjedia në Spanjë, shkon në 205 numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia
Artikulli tjetër Anija me mbetje, prokuroria: Do të qëndrojë në radë, deri në finalizimin e sekuestrimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Operacioni i SPAK-ut, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit
Analize Bota Ekonomi Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.