KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë nënkupton fitorja e Trump, për NATO-n dhe Evropën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çfarë nënkupton fitorja e Trump, për NATO-n dhe Evropën?
AnalizeBotaOpinion

Çfarë nënkupton fitorja e Trump, për NATO-n dhe Evropën?

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2024 6:38 pm
108 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se çfarë do të thotë fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane për sigurinë dhe ekonominë e tyre.

Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie shpesh të tensionuara me partnerët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtuar shqetësimet e Evropës mbi aleancën transatlantike.

Rreth 50 udhëheqës u takuan në Budapest të enjten për një konferencë të Komunitetit Politik Evropian, themeluar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Evropa duhet të mbrojë interesat e saj ndërkohë që fillojnë përgatitjet për mandatin e ardhshëm të zotit Trump në Shtetet e Bashkuara.

“Ai do të mbrojë interesat e popullit amerikan dhe kjo është një gjë legjitime dhe e mirë. Çështja është, a jemi ne të gatshëm të mbrojmë interesat e evropianëve?” deklaroi Presidenti Macron.

Aleanca e NATO-s mbetet shtylla kryesore e sigurisë së Evropës përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ndërlikimi i parë për aleancën është se si të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të tërheqin ndihmën ushtarake”, thotë Ed Arnold i institutit britanik “Royal United Services”.

A mund ta plotësojë Evropa këtë hendek?

“Po, por Evropa duhet të përpiqet shumë më tepër në këtë drejtim”, thotë analisti Ian Bond nga Qendra për Reformën Evropiane.

Gjatë fushatës, zoti Trump tha se do t’i japë fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës që “në ditën e parë” – por pa dhënë detaje se si do ta bënte një gjë të tillë. Analistët thonë se Ukraina ka frikë se do të detyrohet të hyjë në një marrëveshje të pafavorshme paqeje.

“Njëri prej shqetësimeve është se disa në Evropë mund të shtrojnë pyetjen se përse t’i shtojmë ndihmat nëse së shpejti do të ketë një marrëveshje të negociuar?”, thotë analisti Arnold.

Ish zyrtarët amerikanë thonë se gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump shqyrtoi mundësinë që të tërhiqte Shtetet e Bashkuara tërësisht nga NATO-ja.

“Mendoj se atij i pëlqen ideja që si aleatët ashtu edhe kundërshtarët e tij, të mos i parashikojnë dot veprimet e tij. Mendoj se ai e konsideron këtë si përparësi të tij, si burim të fuqisë së tij”, thotë analisti i politikës së jashtme amerikane pranë Universitetit të Londrës, Jonathan Monten.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte – i cili po ashtu po mori pjesë në takimin e Budapestit – vlerësoi zotin Trump që nxiti aleatët të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

“Si president, ishte ai që na nxiti në NATO të shpenzojmë mbi 2 për qind të produktit kombëtar bruto për të përmbushur detyrimin minimal”, deklaroi ai.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara mund të ballafaqohen me shqetësime ekonomike kur zoti Trump të fillojë mandatin në Shtëpinë e Bardhë.

“Deklaratat apo pretendimet e zotit Trump për vendosjen e tarifave mbi 60 për qind importeve nga Kina do të kenë një ndikim shumë të madh në tregtinë botërore. Do të ketë pasoja për Evropën, Britaninë e Madhe dhe vendet tjera. Tarifat ndaj importeve nga BE-ja janë po ashtu të pritshme”, thotë analisti Garret Martin nga Universiteti Amerikan në Uashington.

Në përgjithësi, në Evropë ka një ndjesi nervozizmi para mandatit të dytë presidencial të zotit Donald Trump. Analistët thonë se fakti që ai është i paparashikueshëm nënkupton se udhëheqësit nuk kanë mundësi as të përgatiten.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përcaktimi i kufijve detarë, Athina dhe Ankaraja nuk gjejnë gjuhë të përbashkët
Artikulli tjetër SPAK, 1 milionë euro më pak, ankesa në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.