Pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigrantëve sot në postin e Shëngjini, në bazë të marrëveshjes me Italinë, mësohet se njëri nga 8 personat do të kthehet mbrapsht. Sipas mediave italiane, emigranti i cili do të kthehet bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane. Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.
Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbaheshin në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.