KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestuesit në Greqi bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Protestuesit në Greqi bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës
FokusRajoni

Protestuesit në Greqi bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2024 7:40 pm
133 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Aktivistë kundër luftës në Greqi protestonin dje ndaj qeverisë së tyre dhe vendeve të NATOs duke bllokuar rrugën e një karvani mjetesh me armatime që kishte destinacion ushtrinë e Ukrainës, njoftonin mediat vendase.

Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit.

Mediat vendase thonin se disa dhjetra aktivistë bllokuan rrugën e kamionëve me targa të Ukrainës, Polonisë e Bullgarisë, të cilat besohet se mbanin predha artilerie dhe municione të tjera për ushtrinë ukrainase, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Athinës e Kievit.

Pamje e postuara online tregonin protestues që mbanin flamurë dhe thërrisnin slogane që denonconin luftën në Ukrainë. Ata akuzonin qeverinë e tyre se po e fuste vendin në luftë me Rusinë.

Deputeti komunist vendas Vasilis Metaxas tha: “Ne denoncojmë këtë qeveri që për llogari të grupeve të biznesit po zbraz kampet e municionit në Greqi për ta përfshirë vendin në një luftë të padrejtë imperialiste”.

Protestuesit denonconin faktin që transporti i armatimeve bëhej ditën, në qytete të populluara me njerëz.

Greqia, ashtu si vende të tjera të BE furnizojnë Kievin me armatime e municione, si dhe është zotuar të stërvisë pilotë ukrainas të avionëve F-16.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbërriti sot në Shëngjin, kthehet në Itali një nga emigrantët e kontigjentit të dytë
Artikulli tjetër Komisionerja e re e zgjerimit: Jo shkëmbim territoresh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend
Aktuale Analize Kryesore Politike 6 Shtator, 2026
Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.