KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Harris dhe Biden shfaqen bashkë, për herë të parë, që nga zgjedhjet presidenciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Harris dhe Biden shfaqen bashkë, për herë të parë, që nga zgjedhjet presidenciale
BotaPolitike

Harris dhe Biden shfaqen bashkë, për herë të parë, që nga zgjedhjet presidenciale

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 7:41 am
117 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, për të nderuar ushtarët e rënë.

Aktiviteti shënoi dhe shfaqjen e tij të parë publike me Nënpresidenten Kamala Harris që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Ceremonia në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, që ndodhen shumë pranë kryeqytetit të vendit, Uashington, shënon gjithashtu edhe herën e parë që zonja Harris shihet në publik që nga fjalimi i 6 nëntorit, kur ajo pranoi humbjen në zgjedhje.

Demokratët, janë përfshirë në debate të brendshme lidhur me arsyet që çuan në humbjen e tyre në zgjedhje. Disa kanë vënë në dukje këmbënguljen e zotit Biden për të kandiduar sërish edhe pse në moshën 81-vjeçare dhe pavarësisht se kishte premtuar për të shërbyer si urë për gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve demokratë.

Kritikat ndaj vetë zonjës Harrisit kanë qenë më të heshtura. Zoti Biden e vlerësoi zonjën Harris të enjten e kaluar gjatë një fjalimi televiziv në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët të hënën, zoti Biden mikëpriti disa veteranë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar festën, përpara se të shkonte në varrezat e Arlingtonit.

Ceremonia vjen përpara se Presidenti Biden të presë për një takim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Zoti Trump ka nisur të përzgjedhë emrat për administratën e tij të re. Ai njoftoi se do të rikthejë një zyrtar të linjës së ashpër mbi emigracionit, Tom Homan, për të shërbyer mbi këtë çështje në nivel kombëtar ndërsa njoftoi emrin e ligjvënëses Elise Stefanik për ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Vetë zoti Trump ka pretenduar prej kohësh se është një mbështetës i fortë i ushtrisë amerikane, por kritikët e tij e kanë akuzuar për komente denigruese në drejtim të veteranëve.

Ish-shefi i tij i kabinetit një nga më jetëgjatët në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension John Kelly, ka thënë se zoti Trump ka bërë komente përçmuese privatisht ndaj anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan. Sipas zotit Kelly, ish-presidenti i ka përshkruar ata që humbën jetën apo u burgosën duke mbrojtur Amerikën, si “humbës”, krahas komemntesh të tjera.

Vetë zoti Trump i ka hedhur poshtë këto deklarata duke i cilësuar ato, të pavërteta.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Koreja e Veriut ratifikon marrëveshjen me Rusinë, do ndihmojnë njëra-tjetrën me ushtarë
Artikulli tjetër Kalifornia detyron të pastrehët të largohen nga rrugët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.