KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Për katër vjet zero njohje për Kosovën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Për katër vjet zero njohje për Kosovën
AnalizeOpinionRajoniZhvillim

Për katër vjet zero njohje për Kosovën

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2024 10:24 am
130 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Janë bërë më shumë se katër vjet prej se Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.

Kosova ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli në shtator të vitit 2020, si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit.

Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.Ministria e Jashtme nuk ka kthyer përgjigje për RTK-në as pas një javë përpjekjeje.
Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, i solli Kosovës, njohjen e fundit të shtetësisë së saj.

Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike pas katër muajve. Nga atëherë, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje tjetër, madje as nga pesëshja e Bashkimit Evropian, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia e Qiproja.

Shteti sllovak që mbetët në qëndrimin se pavarësia e Kosovës shkelë integritetin territorial të Serbisë, së fundmi njoftoi së në fund të vitit do të mbyllë zyrën ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, siç kanë thënë për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor.

E me gjithë përafrimin e marrëdhënieve që u pa në dy vitet e fundit me shtetin grek, njohja e shtetit të Kosovës nga helenet nuk duket në horizont, megjithatë në plot raste e ka përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.

“Të them të drejtën nuk kemi pa strategji të fokusuara, individuale, shtet për shtet, qeveri për qeveri, sepse kjo është mënyra më e mirë që të rrisësh potencialin për njohje të reja, nuk mundesh me strategjinë e njëjtë të lobosh në krejtë botën”, tha për RTK-në profesori Valon Myrtezaj.

Ndërkaq, ish- diplomati Blerim Canaj tha se qeveria nuk pati strategji të qartë të politikës së jashtme.

“Ne në këtë qeverisje nuk kemi pasur një strategji të qartë të politikës së jashtme e para, dhe e dyta, të gjitha njohjet, të gjitha anëtarësimet nga organizatat ndërkombëtare, gjithmonë janë bërë me përkrahjen e partnerëve, dhe tani jemi në një situatë, që edhe partner s’kemi, madje- madje, na është thënë qartazi disa herë nga partnerët amerikan”, tha.

Myrtezaj thotë se Kosova nuk duhet të harrojë se sa e rëndësishme është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare e për Canajn, Qeveria nuk u tregua e sinqertë me partnerët e saj.

“Nuk mund të themi që s’ka pasur lobim por rezultati nuk është parë, por nuk duhet reshtur së lobuari, një dimension tjetër është edhe anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sepse pesha e një shteti në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në ditët e sotme matet nga njohjet bilaterale dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Myrtezaj.

“Ne nuk kemi qenë të sinqertë me partneret tanë, kemi pasur ti kryejmë disa detyra, e nuk i kemi kryer, dhe nuk e kemi mbajtur fjalën kurrë, derisa edhe ata janë tërhequr nga ne”, deklaroi Canaj.

Media për një javë ka insistuar për një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit nuk foli për njohjet.

 

Marrë nga RTK

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Frika nga përmbytje të tjera, evakuohen mijëra qytetarë në Spanjë
Artikulli tjetër FBI arreston të dyshuarin, që publikoi planet e Izraelit për sulm kundër Iranit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares
Aktuale Fokus Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 21 Shtator, 2026
Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.