Ish-presidenti i komitetit organizativ për Kupën e Botës 2010, aktualisht president i Federatës së Afrikës së Jugut (Safa) Danny Jordaan u arrestua këtë të mërkurë për “akuza për mashtrim dhe vjedhje në shumën 1.3 milion randë (68.000 euro) “,- sipas një njoftimi për shtypin nga policia lokale.
I zgjedhur për herë të tretë si president i Safa-s në vitin 2013, Jordaaan (73) akuzohet se ka punësuar një kompani private sigurie për mbrojtjen e tij dhe një kompani të marrëdhënieve me publikun pa autorizimin e bordit të drejtorëve të Federatës.
Të arrestuar gjithashtu të mërkurën, janë edhe drejtori financiar i Safa-s, Gronie Hluyo, dhe biznesmeni Trevor Neethling, drejtor i kompanisë së komunikimit në fjalë, që gjithashtu i mohuan akuzat. Të tre u liruan me kusht nga gjykata.