KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 9:21 am
96 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në lokalet e Tiranës apo në aeroporte është bërë e zakonshme të shohësh të huaj me hundë e kokë të fashuar, apo me maskë për të mbuluar punimet që po bëjnë me dhëmbët.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik jo vetëm për t’u argëtuar e për të kaluar pushimet, por edhe për të kryer turizëm shëndetësor.

Çmimet ende të lira të trajtimeve e ndërhyrjeve estetike, si dhe shërbimeve dentare, po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj.

Kërkesa e lartë po nxit bizneset e këtij segmenti, duke bërë që

për të dytin vit radhazi të jenë në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Megjithatë, ritmet e rritjes janë ngadalësuar në krahasim me 2022, duke sinjalizuar për një ngadalësim të këtij tregu.

Rritja e çmimeve për disa ndërhyrje dhe konkurrenca nga Turqia po ndikojnë në këtë tendencë. Rënia e Euros ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në të ardhurat, teksa ofruesit e shërbimeve janë munduar ta kompensojnë këtë me rritjen e çmimeve, e cila, nga ana tjetër, ka ndikuar te frenimi i kërkesës.

“Sombrero” (Klinika Keit) është më e madhja në vend për mjekësinë e specializuar estetike. Në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë u rritën me 8.2%, në 974 milionë lekë, pas dyfishimit të vitit të mëparshëm.

Fitimet ranë me 17%, në 360 milionë lekë, pasi ishin trefishuar vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 37%, nga 48% vitin e mëparshëm.

Skerdilajd Faria, themeluesi dhe CEO i “KEIT Day Hospital”, një ndër më të mëdhatë për ndërhyrjet kirurgjikale në vend, pohoi se deri në 60% e kërkesës aktuale për operacione plastike kryesohet nga shtetas të huaj dhe emigrantë.

Pjesën më të madhe të kërkesës nga shtetasit e huaj, sipas tij, e zënë italianët. Disa nga procedurat kirurgjikale që zakonisht kanë një kërkesë të lartë dhe preferohen nga pacientët janë:

– Lipoaspiracioni (liposuksioni), një procedurë e zakonshme për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona e trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.

– Rinoplastika, një ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

– Face Lift: Kjo është një ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.

– Rritja e gjoksit: Në këtë kategori përfshihen ndryshimet e madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.

– Abdominoplastika: Një procedurë për të hequr qelizat e tepërta të lëkurës dhe yndyrën nga zona e barkut.

– Transplantimi i flokëve: Për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.

Edhe klinikat dentare kanë ngadalësuar disi rritjen në 2023. “Brianza Dent” është më e madhja, me të ardhura 1.4 miliardë lekë (+7%), pas dyfishimit që shënoi vitin e kaluar.

Fitimet ranë me 16.4%, në 410 milionë lekë. Norma e fitimit u reduktua në 29.6%, nga 37% vitin e mëparshëm.

Klinika, sipas faqes së internetit, ofron një sërë shërbimesh dentare si implantet, fasetat, e-max, aparatet dentare, ortondoncia. Klinika thekson se u shërben si klientëve vendas, ashtu edhe të huaj.

“Elite” është një tjetër sipërmarrje në listën e më të mëdhenjve sipas fitimeve. Të ardhurat u rritën me 18.2%, në 564 milionë lekë, pas dyfishimit vitin e mëparshëm. Fitimet arritën në 300 milionë lekë, ose 6% më shumë, me një normë prej rreth 53%, nga 60% vitin e kaluar.

Sipas burimeve nga tregu, diferenca e lartë e çmimeve të shërbimeve dentare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, me rreth 35-40% më lirë, është ndër arsyet kryesore që po tërheq të huaj.

Konkurrenti kryesor është Turqia, që ka çmime të krahasueshme me Shqipërinë. Kroacia është një tjetër vend i preferuar, por ka çmime rreth 20% më të shtrenjta.

Operatorët pohojnë se mbi 80% e të huajve që vijnë në Shqipëri janë nga Italia. Një sërë aktorësh janë të angazhuar në këtë proces, si agjencitë në Itali e Shqipëri, të cilat reklamojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, apo dhe vetë klinikat janë të lidhura me agjentë të ndryshëm.

Një person që ka probleme me të gjithë dhëmbët mund të marrë shërbimin e vendosjes së tyre në Shqipëri për 10 mijë euro, ndërsa në Itali kushton mesatarisht 20-25 mijë euro. Kostot e akomodimit dhe të fluturimeve janë të ulëta.

Klientët italianë janë në pjesën më të madhe nga Italia e Jugut dhe të moshës mbi 50 vjeç.

Krahas italianëve, po tentohet të tërhiqen klientë nga shtete të tjera të Europës si Anglia, Franca, Belgjika, Holanda, ndonëse Turqia mbetet një konkurrent me markë të fortë. Më të vështirët janë nordikët, që janë skeptikë, për shkak se Shqipëria nuk ka emër në këtë treg.

Rreziqet ngadalësojnë tregun dentar?!

Vitet e fundit, të ardhurat e shoqërive që ofrojnë shërbime dentare po rriteshin me shpejtësi. Në treg hynë shumë klinika të reja, të nxitura nga kërkesa e lartë që ka për këto shërbime, teksa informaliteti vijon të jetë i lartë, për shkak se pagesat bëhen kryesisht me cash.

Interesi i të huajve për të marrë shërbime mjekësore në Shqipëri është aq i lartë, sa disa prej tyre, kryesisht në fushën dentare, po investojnë dhe në hapësirat akomoduese (minihotele), duke ofruar një shërbim të plotë për klientët e huaj.

Këshilli i Rregullimit të Territorit ka dhënë së fundmi disa leje për njësi akomodimi që synonin pritjen e pacientëve që vijnë në Shqipëri për shërbime dentare e estetike.

Shtimi i konkurrencës rriti shqetësimin tek operatorët, se mund të bëhet në kurriz të cilësisë dhe kohës së shërbimit. Implantet janë shërbimet që kanë 10 vjet garanci dhe nëse shfaqin probleme më pas te klientët, pjesa më e madhe e të cilëve janë në moshë të madhe, mund të dëmtojnë imazhin e vendit.

Edhe mediat italiane kanë shkruar me skepticizëm për cilësinë e këtij shërbimi. Gjithsesi, operatorët sugjerojnë se potenciali i këtij tregu është i madh, por gjithmonë nëse do të kishte kontrollin e duhur nga institucionet shtetërore.

Gjithsesi, të dhënat e 2023 tregojnë se ky segment po ngadalësohet, si nga rënia e Euros, ashtu dhe nga frenimi i kërkesës i ndikuar nga çmimet apo “frika” e cilësisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Muriqi ofendon kundërshtarin dhe del me të kuqe
Artikulli tjetër Max Verstappen bën “poker” në Formula 1, Russell fiton GP të Las Vegasit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.