KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Muriqi ofendon kundërshtarin dhe del me të kuqe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Muriqi ofendon kundërshtarin dhe del me të kuqe
RajoniSporti

Muriqi ofendon kundërshtarin dhe del me të kuqe

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 9:19 am
198 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Vedat Muriqi është bërë protagonisti i një prej ngjarjeve më të rralla në epokën e VAR-it, pasi një gjest i tij që ka sjellë kartonin e kuq për sulmuesin kosovar, në fund i ka siguruar fitoren ekipit të Mallorcës me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Las Palmas.

Muriqi kishte përjetuar një natë negative pasi kishte shkaktuar edhe penallti me një prekje topi me dorë dhe po përpiqej në të gjitha mënyrat të shlyente gabimin. Por në minutën e fundit të duelit, në shifrat 2-2, pas një aksioni ku askush nuk protestonte për asgjë, gjyqtari bëri shenjë se do shihte pamjet në monitorin e VAR-it.

Në atë aksion sulmues të Mallorcës, Mata i Las Palmas i kishte festuar në fytyrë Muriqit që nuk kishte shënuar dhe ky i fundit, i ishte përgjigjur duke i treguar gishtin e mesit. Gjyqtari pa pamjet dhe u kthye në fushë duke dekretuar kartonin e verdhë për Matën dhe të kuqin për Muriqin, pasi vlerësohet si sjellje antisportive e rëndë.

Por njëkohësisht, meqë Mata ishte ai që kishte nisur përplasjen antisportive mes lojtarëve, dha një goditje dënimi dypasimëshe në zonën e Las Palmas, pak hapa larg portës. Mohika e ekzekutoi në mënyrë perfekte duke shënuar golin e fitores 3-2 për Mallorcën.

Një moment i pabesueshëm që nuk do të ishte realizuar nëse Muriqi nuk do të kishte reaguar. Ofendimi me gisht të mesit i kundërshtarit është një prej katër sjelljeve për të cilat mund të ndërhyjë VAR-i dhe nuk do të kishte një dypasimësh në zonë nëse nuk do të kishte pasur një sinjalizim të tillë nga videoasistenti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë Flora Brovina

Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?

I ashpër me gjykatësit për pagat e tyre, po vetë Rama sa e ka?

Aleksandër Vuçiç: Më 27 shtator do të jap dorëheqjen

Si u kthye sërish në qendër të skandalit ‘makthi i Greqisë’, Alket Rizai?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas 15 vitesh, biznesi i spitaleve private po arrin pikën kritike të rentabilitetit
Artikulli tjetër Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin
Aktuale Fokus Kryesore Politike 15 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.