KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi, Ministria e Mbrojtjes konfirmon arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi, Ministria e Mbrojtjes konfirmon arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë
AktualeRajoni

Mali i Zi, Ministria e Mbrojtjes konfirmon arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2024 2:07 pm
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviç ka bërë të ditur se dy nga tre personat e arrestuar tre ditë më parë në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, janë pjesëtarë të ushtrisë malazeze.

“Në këtë moment, ata dy ndodhen zyrtarisht në pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha zoti Krapoviç të mërkurën.

Ai konfirmoi se dy anëtarët e arrestuar të ushtrisë së Malit të Zi “kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri që nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2022”.

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nga Nikshiqi për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Dy ditë pasi u ndaluan, Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për Rajko Krivokapiqin 34 vjeç, Marinko Jovanoviqin 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviqin 24 vjeç.

Prokurori në Pejë i akuzon ata për veprën penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes kombëtare.

Institucionet shtetërore nuk janë prononcuar lidhur me arrestimin e tre të rinjve nga Mali i Zi.

Kryetari i Partisë Liberale në opozitë, Vatroslav Belan kritikoi qëndrimin e Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, i cili, sipas tij, me këtë deklaratë “nuk respekton të gjitha detyrimet dhe marrëveshjet e ndërmarra ndërkombëtarisht” dhe “anëtarësimin e besueshëm në NATO”.

Me ironi ai tha se “pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes po marrin ‘pushim mjekësor’ për t’ia kthyer Kosovën Serbisë”.

Partitë politike pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërron jetë aktivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
Artikulli tjetër Shkon për gjykim gara për Komisariatet, nën akuzë deputeti Ndreca e 15 ish-zyrtarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.