KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet udhëtimi jashtë vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet udhëtimi jashtë vendit
BotaFokus

Presidentit të Koresë së Jugut i ndalohet udhëtimi jashtë vendit

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2024 7:29 pm
92 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Drejtësisë e Koresë së Jugut vendosi të ndalojë Presidentin Yoon Suk Yeol të udhëtojë jashtë shtetit ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet nën akuzat për rebelim dhe shkelje të tjera në lidhje me përpjekjen e tij jetëshkurtër për të vendosur ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar. Dekreti i Presidentit çoi në mobilizimin e ushtrisë dhe shkaktoi trazira politike në Korenë e Jugut. Presidenti Yoon i mbijetoi një mocioni për shkarkim të premten, pasi shumica e ligjvënësve të partisë në pushtet bojktotoi votimin në parlament.

Opozita është zotuar të depozitojë një tjetër mocion për shkarkimin e tij gjatë kësa jave.

Një zyrtar i Ministrisës së Drejtësisë tha të hënën se ky institucion i ka ndaluar Presidentit Yoon të drejtën për të udhëtuar jashtë vendit, pas kërkesave nga policia, prokuroria dhe agjencia kundër korrupsionit.

Siç njofton agjencia e lajmeve Associated Press, të hënën, një zyrtar i lartë i Agjencisë Kombëtare të Policisë u tha gazetarëve se policia mund ta arrestojë Presidentin, nëse përmbushen të gjitha kushtet.

Ndonëse Presidenti në Korenë e Jugut ka imunitet nga ndjekja penale gjatë ushtrimit të mandatit, kjo dispozitë nuk vlen në rastet e dyshimeve për rebelim apo tradhti.

Kjo nënkupton se Presidenti Yoon mund të merret në pyetje dhe të ndalohet nga policia lidhur me dekretin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, megjithatë shumë vëzhgues dyshojnë që policia do ta ndalojë atë me forcë, për shkak të rrezikut për përleshje me forcat e sigurisë së Presidentit.

Të shtunën, autoritetet arrestuan ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun i cili dyshohet se i sugjeroi Presidentit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Ai është zyrtari i parë i arrestuar lidhur me këtë çështje.

 

Marrë nga VOA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Produktet bazë, çmimet rriten deri në 9 herë, më shumë se inflacioni
Artikulli tjetër Mot i keq në vend, me probleme në disa zona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.