KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermanët tërheqin akuzat për koncesionin e Portit të Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjermanët tërheqin akuzat për koncesionin e Portit të Durrësit
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Gjermanët tërheqin akuzat për koncesionin e Portit të Durrësit

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2024 12:15 pm
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Media gjermane Focus.de ka fshirë dy artikujt për shitjen e koncesionit të terminalit lindor në Portin e Durrësit duke u tërhequr nga akuzat e rënda të ngritura në to si dhe duke i kërkuar falje kompanisë Scapha.

Artikujt me tituj “Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë” dhe “Drama portuale e Shqipërisë përshkallëzohet, zbulime të reja rreth kompanive kroate guacka dhe lidhjeve të mundshme kriminale” janë fshirë që të dyja nga siti i portalit.

Në këto shkrime portali gjerman, i cili u vu në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri, ngrinte akuza të forta për transaksionin e shitjes së koncesionit të ngarkim-shkarkimit të mallrave rifuxho në portin e Durrësit.

Sipas artikullit, kompania blerëse e koncesionit, kroatja Scapha ishte një kompani guackë, pas të cilës qëndronte një oligark shqiptar. Po kështu Focus.de pretendoi se ky oligark u përpoq të fitonte të drejta ekskluzive për koncesionin edhe në portin e ri që do të ndërtohet në Porto Romano përmes manipulimit të tenderit.

Një tjetër akuzë e rëndë ishte ajo se pronari në letra i Scapha-s, kishte lidhje me trafikun e drogës në Ekuador dhe Kolumbi.

Por pas këtyre publikimeve, avokatët e kompanisë Scapha i kanë dërguar një letër paralajmërimi grupit botues të Focus.de duke i vënë përpara faktet se pretendimet ishin të rreme dhe të pa mbështetura në asnjë bazë. Kjo ka bërë që gjermanët të tërhiqen akuzat duke fshirë të dy shkrimet si dhe u justifikuar se ato ishin publikuar pa dijeninë e redaktorëve.

“Ky tekst është publikuar pa dashje për shkak të një gabimi. Ekipi redaktues i Focus Online nuk ishte në dijeni të tekstit dhe nuk e publikoi atë. Klienti ynë është aktualisht duke hetuar se si ndodhi lëshimi i paautorizuar dhe do të përmirësojë proceset e tij të brendshme sipas nevojës. Klienti ynë shpreh keqardhje për këtë incident,” u janë përgjigjur avokatët e Focus.de avokatëve të kompanisë Scapha.

Kapitali kishte publikuar të plotë një prej artikujve të Focus.de në lidhje me Portin e Durrësit. Por pas tërheqjes së tyre nga media gjermane si dhe pas kontaktimit nga avokatët e Scaphas edhe Kapitali vendosi ta fshijë artikullin me titull: Dritëhijet e koncesionarit kroat të Portit të Durrësit dhe lidhjet me Amerikën Latine.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa Françesku thotë se planifikohej vrasja e tij gjatë vizitës në Irak më 2021
Artikulli tjetër Bloomberg: Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.