KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e familjarëve të Arben Ahmetajt, për kthimin e sendeve të sekuestruara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kushtetuesja rrëzon kërkesën e familjarëve të Arben Ahmetajt, për kthimin e sendeve të sekuestruara
AktualeFokus

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e familjarëve të Arben Ahmetajt, për kthimin e sendeve të sekuestruara

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 11:04 am
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 4 familjarëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se Kushtetuesja nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër familjarëve të ish-numrit dy të qeverisë Rama, të cilëve Prokuroria e Posaçme u ka sekuestruar telefona, USB, çelësa makinash si dhe pajisje kompjuterike.

Gjyqtarët e kanë konsideruar të pabazuar kërkesën e Eljona Hoxhës, Flamur Hoxhës, Teuta Hoxhës dhe Brunilda Menes, duke argumentuar më tej këtë vendim se materialet e sekuestruara janë marrë me dyshimet se aty “mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin”.

“Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në fund të vendimit të marrë nga Gjykata më 19 Nëntor dhe i zbardhur së fundmi.

Në vendimin e Kushtetueses theksohet se Prokuroria dhe Gjykata kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet e personave të lartpërmendur, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do t’u kthehen sërish pronarëve, ndërsa për pjesën tjetër do t’u verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj prej një viti është shpallur në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me Inceneratorët.

Nga Zvicra ku ka aplikuar më azil, Ahmetaj ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Atij me herët i janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124.300 Euro. Pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që ndodhen gjithashtu po ashtu në kërkim.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

“Gjyq publik” për protestuesit, prezumim pafajësie për pushtetin

Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues

Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin

Media britanike: “Revolucioni mbërrin në Shqipëri”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Garë shumë e fortë për golashënuesin më të mirë në Evropë
Artikulli tjetër Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.