KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit
AnalizeKryesoreSociale

Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 11:08 am
117 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjatë dy viteve të fundit, Policia e Shtetit ka regjistruar mbi 20 raste plagosjesh të qëllimshme të kryera nga të mitur. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 55 raste të konflikteve mes nxënësve janë trajtuar nga oficerët e sigurisë në shkolla. Nga ana tjetër, ekspertë të arsimit theksojnë se shkollat në vend nuk japin siguri, pavarësisht premtimeve për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë.

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cami pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë ngjalli zemërim të madh në popullatë dhe vuri në pikëpyetje rolin e personave përgjegjës për sigurinë në shkolla. Fenomeni u evidentua edhe nga opozita. Gjatë seancës plenare më 18 nëntor, deputetja demokrate, Ina Zhupa ngriti shqetësimin në lidhje me rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla”, deklaroi Zhupa.

Por, sa raste të konflikteve mes nxënësve kanë raportuar oficerët e sigurisë në shkolla?

Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Policisë së Shtetit, ku e pyetëm në lidhje me rastet e raportuara nga oficerët e sigurisë në shkolla për dhunë apo debate mes nxënësve në periudhën shtator 2023 deri më tani.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht, në këtë periudhë kohore janë trajtuar 55 raste të konflikteve mes nxënësve nga oficerët e sigurisë dhe Policia e Shtetit. Gjithashtu, Policia bën të ditur se deri më datë 5 dhjetor janë raportuar mbi 20 raste të plagosjeve me dashje nga të mitur.

“3 raste të plagosjes së rëndë me dashje, 20 raste të plagosjes së lehtë me dashje, 1 rast i plagosjes së lehtë nga pakujdesia, 55 raste të konflikteve që janë trajtuar nga oficerët e sigurisë në shkolla dhe nga punonjësit e Policisë, 8 raste të kanosjes, 1 rast i tentativës për vrasje dhe 1 rast i vrasjes në rrethana cilësuese. Për të gjitha këto raste, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, sipas kompetencës territoriale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Roli i oficerëve të sigurisë në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka sqaruar më herët për Faktoje.al se oficeri i sigurisë ka një rol të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe komunitetin.

Gjithashtu, ai monitoron mjedisin e shkollës në mënyrë të vazhdueshme, rreth situatave të dyshimta, hyrjes së personave të paautorizuar apo cënimit të pronës së shkollës.

“Punon me shkollat për përmirësimin e nivelit të ndërgjegjësimit për problematika si: përdorimi i drogës, bullizmi, siguria në internet, pasoja e dhunës dhe krimit. Parandalon dhe menaxhon rastet emergjente dhe të dhunës në shkollë. Bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe shërben si ndërlidhës mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit, me qëllim parandalimin e veprave kriminale.

Evidenton situatat e parregullta të rendit dhe të sigurisë publike, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës, dhe njofton oficerin e policimit në komunitet, etj”, – sqaron MAS në lidhje me rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

Mirëpo, ekspertët e arsimit kanë argumentuar se shkollat në vend nuk japin siguri, pavarësisht premtimeve për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë.

“Paketa e sigurisë, e trumbetuar, reklamuar dhe nxjerrë në media si një sukses dhe mënyrë parandalimi i konflikteve të adoleshentëve, ka dështuar me suksesin më të plotë. MAS dhe Ministria e Brendshme prezantuan në Komisionin e Edukimit dhe më gjerë kërkesën për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë dhe sot ja ku jemi. Shkollat nuk japin siguri brenda dhe jashtë saj, sa kohë nxënësit shkojnë të armatosur dhe gati të zgjidhin konflikte përmes armëve dhe jo përmes arsyes”, argumenton eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kushtetuesja rrëzon kërkesën e familjarëve të Arben Ahmetajt, për kthimin e sendeve të sekuestruara
Artikulli tjetër “Tiranizimi” i Paskuqanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.