KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Tiranizimi” i Paskuqanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Tiranizimi” i Paskuqanit
AnalizeKryesoreSociale

“Tiranizimi” i Paskuqanit

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 11:10 am
134 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Reforma territoriale e vitit 2014, e la jashtë Tiranës Paskuqanin duke ia bashkuar Kamzës. Ka shumë spekulime në lidhje me këtë vendim. Më i përhapuri dhe besueshmi është pesha ideologjike politike e votës. Paskuqani voton djathtas dhe si i tillë ndikonte në votën e kryetarit te Bashkisë.

Në vitin 2015 Tirana iu rikthye socialistëve, dhe “administrata e butë” e Bashës me ndërtimet iu pasua Veliajt, i cili fitoi me sloganin “Zero ndërtime në Tiranë”.

Njësia dikur vendore, pas reformës territoriale, mbeti si një apandesit i ngecur mes dy qendrash urbane, Tiranës, ndaj së cilës iu bashkëlidh që kur u shndërrua nga tokë agrare në urbane pas migrimeve të 1990-ës dhe të resë, Kamzës, që lindi dhe u rrit informalisht dhe u shpërhap në veri-perëndim të kryeqytetit në të njëjtën kohë.

Pjesa më e madhe e Tiranës nuk ka lidhje fizike dhe banorët e saj as nuk e kanë vizituar zonën e Paskuqanit. Fundja asgjë të çon në Paskuqan. Lumi i Tiranës ndan kodrat e Paskuqanit nga qyteti ndërsa Liqeni i Paskuqanit mbeti gjithmonë një pellg ujëmbledhës me gjithë strategjitë dhe vizionet e hershme dhe të shumta urbane që e planifikonin si parkun e dytë periferik të Tiranës.

Reforma e 2014-ës, dhe më pas dy planet e Stefano Boerit, ai Përgjithshëm i Tiranës i vitit 2016 (TR2030), dhe River Side (Bregu i Lumit) i 2020-ës, dhanë vizionin e një Tirane, e cila do të përfundojë tek lumi.

Bulevardi i Ri, projekt i studios Grimshaw në 2012, ishte projekti i vetëm konkret që pasoi me një vendimarrje te qeverisë dhe bashkisë së kohës për ta lidhur Tiranën me Pakuqanin. Por shpejt ai vizion ndryshoi.

Pas reformës, në vitin 2015, Grimshaw 2 do të viziononte një qytet tjetër. U punua fort në imazh dhe ide ndërtimi i një qyteti të së ardhmes me bosht kryesor një bulevard që si tapet i shtrohet ndërtesave arkitektonike, të cilat si në sfilatë, konkurrojnë njëra-tjetrën, ndërsa qendra e vjetër do të përleshej me hijet e të shkuarës dhe heronjtë e saj do të ngecnin aty mes kullave, si delet në kurthin e rrethimit të vathës.

Zhvillimet e vitit të fundit në terrenin kodrinor te Paskuqanit, tregojnë se “tiranizimi” e ka kaluar lehtësisht barrierën natyrore (lumin) dhe atë infrastrukturore (unazën) duke u përqafuar si një model mjaft i lehtë për t’u realizuar dhe me shumë përfitime ekonomike si model investimi në shumë pak kohë, – kupto pastrim parash nëpërmjet tregut të pasurive të paluajtëshme.

Banesat 1, 2 dhe 3 katëshe, dikur informale, shpejt po zëvendësohen me pallate masive 8-10 apo më shumë kate. Njejtë si në Tiranë, shihet modeli i dendur i ndërtesave me shumë apartamente, ku hapësira publike, është në minimumin numerik, por jo fizik, aq më pak jetik, dhe ku shërbimet publike janë pak ose aspak të gjendura.

Ngjeshja dhe motorizimi i qytetit përbëjnë kryefjalën e disa qindra mijëra planeve dhe lejeve të ndërtimit kudo nëpër Tiranë dhe tashmë edhe në Paskuqan. Si dy orkestra të sinkronizuara në distancë, Bashkia e Tiranës, e cila prej majit të vitit të kaluar menaxhon më pak sipërfaqe zhvillimore, – deri në 5000 metra katrorë ndërtim, – dhe Këshilli Kombëtar i Territorit që mban peshën e madhe të kullave, resorteve, hoteleve dhe pallateve mbi 5000 metra katrorë, luajnë zhurmshëm dhe në kaos “teatrin e zhvillimit të qytetit”.

Me kryeneçësi dhe plot arrogancë ndërtesa arkitektonike që promovohen njejtë si markat e veshjeve firmato të politikanëve në tapetin e kuq të parlamentit, po uzurpojnë qytetin, shpesh edhe duke e dhunuar atë.

Në gjithë këtë orkestrim të zhurmshëm kaotik dhe të pisët, njeriu në qytet është shtyrë në cepin e trotuarit, aty ku ende ka rrënjë pemësh, e ku nuk ka, rruga, kuneta e ujërave të shiut, pandusi i garazhit apo shkallët e një dyqani, janë pengesat e përditshmërisë, që do të duhet të kalojë secili prej nesh që është jashtë tapetit të kuq, ato që kornizojnë pak nga pak sjelljen, komunikimin, lëvizjen, kulturën e qytetit.

Rrugë për makina, por trotuare jo për njerëz, sheshe pallatesh, por hapësirë jo për fëmijë, miliona metra katror vitrina dyqanesh, por pa klientë të gjallë dhe disa mijëra tabela punimesh dhe vinça që ndërtojnë pallate, por pa banorë, janë realiteti i këtij spektakli ngjyrash dhe formash, tapetesh e shiritash të kuq, vetëkurorëzimi dhe ekstimi estetik të një qyteti që po vret vetveten.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit
Artikulli tjetër Shqipëria lidh Ursulën me Melonin dhe kjo po i bën socialistët italianë me turp në Bruksel!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.