KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po i vjen fundi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A po i vjen fundi?
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

A po i vjen fundi?

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2026 11:37 am
21 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në disa vende evropiane, e majta, e frymëzuar nga protestat disajavore në Francë, ka nisur demonstrata masive. Por, ashtu si në Francë, këto protesta rrezikojnë t’i shërbejnë së djathtës nëse degjenerojnë në dhunë. Shembulli më i qartë është Italia, ku në tetor, nxënës të shkollave të mesme filluan të ndjekin shembullin e bashkëmoshatarëve të tyre francezë, duke pushtuar klasat në shenjë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm. Këto lëvizje u shndërruan më pas në protesta të gjera kundër kostos së lartë të jetesës, të mbështetura nga parti të krahut të majtë dhe sindikata.

Situata ndryshoi më 17 tetor, kur disa marshime u shfrytëzuan nga grupe personash të veshur me të zeza. Në Torino dhe Bolonjë shpërthyen trazira, ndërsa në Milano, në sheshin “Piazza del Duomo”, u vunë zjarre. Dyqane u plaçkitën, dhjetëra policë mbetën të plagosur dhe qindra persona u arrestuan. Në platformat Telegram dhe Instagram është shfaqur një grupim i quajtur “Lëvizja e 17 Tetorit”, i cili bën thirrje për protesta çdo të shtunë, derisa qeveria të bjerë. Për datën 24 tetor është planifikuar një marshim në Romë, ku shumëkush pret të ketë dhunë.

Pjesëmarrësit në trazira nuk kanë udhëheqës të qartë, por kanë një “himn” jozyrtar: këngën “In Italia 2024” të reperit Fabri Fibra, një krijim i zymtë që flet për përjashtimin social dhe rebelimin. “Jemi ende në fillim” thotë Marracash, një reper nga Barona, një lagje e varfër në Milano. Fakti që shumë prej protestuesve të dhunshëm janë me origjinë të huaj i ka dhënë mundësi Matteo Salvinit – kreut të partisë së djathtë populiste “Lega”, të kërkojë që fëmijëve të emigrantëve, të lindur në Itali, t’u mohohet e drejta për të marrë shtetësinë nëse dënohen për krime.

Vitin e ardhshëm, Italia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme. Giorgia Meloni, kryeministrja e krahut të djathtë populist, u ka kërkuar Partisë Demokratike (të qendrës së majtë) dhe Lëvizjes “Pesë Yjet” që ta dënojnë dhunën. Duke mbështetur protestat e ligjshme, këto forca politike rrezikojnë të duken sikur po justifikojnë trazirat. Sipas Raffaele Marchetti-t nga Universiteti “Luiss” në Romë, frika nga kaosi ka gjasa t’i shërbejë së djathtës. Më 20 tetor, qeveria e Melonit miratoi masën e paraburgimit për të miturit dhe autorizoi angazhimin e 500 ushtarëve për të mbështetur forcat e rendit në Milano.

Megjithatë, këto trazira mund të mos i sjellin dobi asaj, por rivalëve të saj brenda së djathtës. Roberto Vannacci, një ish-gjeneral i ekstremit të djathtë, së bashku me partinë opozitare “E Ardhmja Kombëtare”, kanë deklaruar se policia duhet të përdorë plumba gome dhe qen për të shpërndarë protestuesit.

Edhe në vende të tjera, protestat kanë vënë përballë të majtën dhe të djathtën. Në Spanjë, qytetarët kanë protestuar që nga shtatori kundër kostove të strehimit, të mbështetur nga kryeministri socialist Pedro Sánchez. Në Portugali dhe Greqi kanë shpërthyer protesta të mëdha për shkak të kostos së lartë të jetesës. Më 17 tetor, në Bruksel, disa qindra aktivistë të ekstremit të majtë u përplasën me policinë.

Megjithatë, demonstratat më të dhunshme jashtë Francës dhe Italisë po ndodhin në Shqipëri, ku zanafilla është e ndryshme. Që nga 31 maji, shqiptarët kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për muaj të tërë, protestat ishin paqësore; të nxitura nga një plan i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për të ndërtuar një kompleks turistik në një zonë të mbrojtur natyrore, ato u quajtën “Revolucioni i Flamingo-ve”. Por, që nga 13 tetori, një krah i dhunshëm i lëvizjes ka sulmuar ministri, gjykata, banka dhe dyqane.

Protestat e “Flamingo-ve” nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me ndërtimin e kompleksit turistik. Pavarësisht përparimit ekonomik të viteve të fundit, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë, me nivele të larta korrupsioni. Rama pretendon se trazirat nxiten nga Rusia dhe Irani. Ai refuzon të japë dorëheqjen dhe premton shpërblime të majme për policinë, me qëllim rimarrjen e kontrollit në rrugë. Një akademik, i cili kërkoi të mbetet anonim nga frika e hakmarrjes, u shpreh se besimi i protestuesve se mund ta detyronin kryeministrin të largohej ishte i gabuar, por theksoi se reagimi i ashpër i Ramës ka shkatërruar legjitimitetin e tij: “Nuk besoj se ka më kthim prapa.”

Shumica e protestuesve e përçmojnë liderin e opozitës, i cili në vitin 1997 u detyrua të largohej nga posti i presidentit pikërisht për shkak të protestave. Megjithatë, trazirat e kësaj jave mund të shënojnë fillimin e fundit për Ramën. Trazirat në Shqipëri, Francë, Itali dhe gjetkë kanë një të përbashkët: qytetarët kërkojnë gjëra që qeveritë, qoftë për shkak të korrupsionit, qoftë për shkak të realitetit fiskal, nuk janë në gjendje t’i ofrojnë.

 

Përshtatur nga The Economist

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Artikulli tjetër Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
Enkelejda Olldashi: PD dhe PS po e minojnë së bashku protestën studentore
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.