KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Instalacioni “Tirana Moons”: Art, gjelbërim dhe një boshllëk kulturor ende i pazgjidhur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Instalacioni “Tirana Moons”: Art, gjelbërim dhe një boshllëk kulturor ende i pazgjidhur
AktualeKryesoreKultureOpinion

Instalacioni “Tirana Moons”: Art, gjelbërim dhe një boshllëk kulturor ende i pazgjidhur

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 10:41 am
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Quhet “Tirana Moons” dhe është një instalacion artistik me kosto rreth 390 mijë euro, të cilin Bashkia Tiranë synon ta ndërtojë në Sheshin Nënë Tereza.

Projekti është realizuar nga bashkëpunimi i studios lokale “UDV Architects” (zotëruar nga Dhimitri dhe Kostandin Jano) dhe studios “Precht” e arkitektit austriak Chris Precht, e cila në Shqipëri njihet për faktin se realizoi “Parkun Eden” – një “parajsë të gjelbër” prej 3.6 milionë eurosh – në brendësi të Kryeministrisë.

Ngjashëm si në rastin e “Parkut Eden”, edhe për “Tirana Moons” është e paqartë se si u përzgjodh studioja “Precht” për këtë instalacion e aq më tepër arsyeja që e justifikon një investim të tillë.

Projekti parashikon kthimin e qendrës së sheshit “Nënë Tereza” në një hapësirë “të optimizuar për ndërveprim me kupola në forma hënash që strehojnë aktivitete të ndryshme.

Kupolat, përshkruar si “pavijone sferike” parashikohen të jenë në material druri dhe të mbuluara me tenda, disa prej tyre do jenë dhe me rafte librash. Paralelisht parashikohen mbi 100 vazo betoni, 50 stola dhe kthimi në zonë të gjelbër të rreth 260 metrave katror të sheshit, i cili rikonceptohet në zonë rekreative.

Gara për ndërtimin e instalacionit “Tirana Moons” u hap të hënën, më 6 janar me afat konkurrimi deri më 21 janar. Projekti parashikohet të zgjasë 6 muaj për t’u kryer.

Në përshkrimin funksional të veprës citohet se dizajni nuk është vetëm estetik, por hapësira do të shërbej si ndërvepruese, duke funksionuar si strehë, për aktivitete të ndryshme.

Në pritje të hapjes së strehës së “Hënave të Tiranës” dhe shumë strehave të tjera të cilat ende qëndrojnë të mbyllura në kryeqytet, qytetarët nuk duket se kanë shumë alternative kulturore si “strehëza të hapura”.

Dyert e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë qëndrojnë “të mbyllura” teksa ajo nuk është e vetmja godinë që nuk mund të qaset momentalisht në Tiranë. Ngjashëm janë edhe Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve – të mbyllura për rikonstruksion – ndërsa kryeqytetit i mungojnë Cirku Kombëtar, Teatër Kombëtar dhe Teatri i Kukullave.

Me një situatë të tillë instalacioni “Hënat e Tiranës” ka pak gjasë ta mbushë boshllëku kulturor në kryeqytet.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri i Mbrojtjes ‘sheh’ me dylbi pa i hequr kapakët
Artikulli tjetër Broja qetëson Evertonin, zbulohet sa do të mungojë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.