KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Numri i vdekjeve në Gaza, 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Numri i vdekjeve në Gaza, 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
AnalizeBotaOpinion

Numri i vdekjeve në Gaza, 41% më i lartë se shifrat e bëra publike

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 10:14 am
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një studim i ri i publikuar në revistën “The Lancet” arrin në përfudnimin se numri i të vdekurve nga lufta e Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gazë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare, të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë e këtij territori që kontrollohet po nga Hamasi. Korrespodenti i Zërit të Amerikës në Londër Henry Ridgwell bisedoi me bashkautoren e këtij studimi.

Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjoze “The Lancet” thotë se numri i viktimave të luftës në Gazë është rreth 64 mijë, rreth 40% më e lartë se shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.

Studimi tregon se zyrtarët e Gazës e kanë ulur numrin e vdekjeve me më shumë se 40 përqind gjatë periudhës 7 tetor 2023 dhe 30 qershor 2024.
“Në realitet, vdekshmëria mund të jetë më e lartë nëse përfshijmë gjithashtu ata që kanë humbur jetën pasi nuk kanë patur qasjte tek kujdesi shëndetësor, vdekjet nga goditjet në zemër apo sëmundjet infektive, vdekjet e grave shtatzëna që nuk mund të kenë patur qasje tek mjeku gjatë lindjes”, thotë Zeina Jamaluddine, bashkautore e studimit në revistën “The Lancet” .

59 % e viktimave ishin gra, fëmijë dhe të moshuar, sipas raportit të revistës “The Lancet”, shifër kjo pothuajse e njëjtë edhe me studimet e tjera.

Studimi i fundit nuk përfshin numrin e luftëtarëve të Hamasit në mesin e të vdekurve.

Ambasada e Izraelit në Londër i tha Zërit të Amerikës përmes një deklarate se “çdo informacion që rrjedh nga Gaza nuk mund të besohet, dhe nuk mund të injorohet historia e revistës ‘The Lancet’ për njëanshmërinë kundër Izraelit”.

Zëri i Amerikës nuk është në gjendje të verifikojë shifrat pasi Izraeli nuk i lejon gazetarët në Gazë.

Studiuesit ndërthurën tre burime: Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës që drejtohet nga Hamasi, një studim në internet të vdekjeve të raportuara dhe nekrologjitë në mediat sociale, thotë bashkautorja e studimit.

“Është e rëndësishme që brenda secilës listë të mos kemi dyfishime, kështu që nuk duam të kemi të njëjtin person të përmedur disa herë. Më pas i krahasuam listat”, thotë Zeina Jamaluddine, bashkautore e studimit në revistën “The Lancet” .

E njëjta teknikë është përdorur për të vlerësuar vdekjet në konflikte të tjera thotë bashkautorja e studimit.

“Është përdorur në Sudan dhe Jemen. Është përdorur edhe në Kosovë dhe disa nga këto prova janë përdorur në GJND [Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, thotë Zeina Jamaluddine, bashkautore e studimit në revistën “The Lancet” .

Izraeli e filloi luftën kundër Hamasit në Gaza pas sulmit të grupit militant më 7 tetor të vitit 2023, i cili vrau më shumë se 1200 njerëz, kryesisht civilë.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe të tjerë e kanë cilësuar Hamasin si organizatë terroriste.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Helikopteri ushtarak përdoret për ‘turizëm’
Artikulli tjetër Moti i keq sjell probleme në vend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.