KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania e familjes së Erzen Breçanit merr pa garë 140 mijë euro te Ujësjellësi i Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kompania e familjes së Erzen Breçanit merr pa garë 140 mijë euro te Ujësjellësi i Tiranës
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

Kompania e familjes së Erzen Breçanit merr pa garë 140 mijë euro te Ujësjellësi i Tiranës

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 10:36 am
224 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kompania e sigurisë së familjes së Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë së Tiranës, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për disa vepra penale, ka fituar pa garë një tender nga Ujësjellësi i Tiranës. Mund të tingëllojë e çuditshme, pasi nga njëra anë emri i firmës “BREÇANI – R.O.S.P” del në dosjen e SPAK-ut për pastrim parash dhe nga ana tjetër fiton para publike me shumë lehtësi në të njëjtën kohë.

Paradoksi qëndron se ndaj firmës nuk ka asnjë masë shtrënguese dhe përjashtuese, megjithëse ka dyshime se paratë e trafikut të drogës nga djali i Erzen Breçani dhe Ervin Mata po investoheshin në HEC-e, të fituara nga kompania e sigurisë. Në dosje janë një mori dokumentesh apo edhe bisedash, ku emri i firmës përmendet disa herë, teksa kompania ka si pronar z. Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit.

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor 2023 dhe qëndroi në qeli deri në qershor 2024. Aktualisht, ai po gjykohet me masën e sigurisë arrest në shtëpi, ku është urdhëruar të mos largohet nga banesa.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe kompania e familjes, “BREÇANI – R.O.S.P” ka vijuar aktivitetin tregtar, ku gjithmonë Erzen Breçani ka “përdorur” vëllanë si pronar dhe administrator. Madje, eksperte kontabël e kësaj kompanie është edhe znj. Shpresa Breçani, e cila është mbesa e Sali Berishës.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 10 janar 2025, firma “BREÇANI – R.O.S.P” sh.p.k është shpallur fituese e një procedure formale nga Ujësjellësi i Tiranës. Bëhet fjalë për një procedurë shërbimi, me llojin e procedurës së prokurimit “me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Bëhet fjalë për objektin e kontratës “ruajtja dhe siguria fizike në roje private dhe shoqërimi i vleave monetare për UKT sh.a”, me një kohëzgjatje prej 63 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës.

Firmës “BREÇANI – R.O.S.P” i është dhënë aforfe një shumë prej 13.715.569 lekësh, ose rreth 140 mijë euro. Dokumenti është firmosur nga Administratori i UKT-së, Kostandin Budurushi.

VoxNews shfletoi ekstraktin e firmës “Breçani R.O.S.P”, ku rezulton se pronar me 100 % të aksioneve është z. Fatbardh Breçani, vëllai i Erzen Breçanit. Firma është hapur në vitin 2005, kur erdhi në pushet Partia Demokratike, teksa në atë kohë Erzeni ishte në radhët e policisë. Ai ka “përdorur” lidhjet e ngushta me qeverinë e asaj kohe, pasi më parë ka qenë edhe badigard i Sali Berishës.

Ndërkohë, vitet kaluan dhe pasi PS-ja erdhi në pushtet, ai u largua në vitin 2013 nga policia për t’iu përkushtuar firmës së sigurisë. Por, në vitin 2023 ai u arrestua me urdhër të SPAK për disa vepra penale, teksa në dosje është edhe emri i firmës.

“Nga biseda e zhvilluar ku përmenden ‘Bardhi’, ‘hidrocentrali’, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti ‘Breçani R.O.S.P’ sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurisë fizike dhe ndër tjera edhe shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit ‘Drita’, me ortak të vetëm dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 datë 12.07.2019 të K.K.T është miratuar leja për ndërtimin e objektit të hidrocentralit. Është regjistruar një firmë ‘HEC Drita Energy’, me ortak të vetëm ‘Breçani R.O.S.P’ dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani. Vetë Erzen Breçani rezulton i punësuar në kompaninë Breçani R.O.S.P”, thuhet në dosjen e SPAK.

Disa javë më parë, dosja ndaj Breçanit shkoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku vetë Erzen Breçani po gjykohet për pastrim parash dhe përkrahja e autorit të krimit.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri
Artikulli tjetër Të rinjtë po braktisin demokracinë, për diktatorët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.