KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diaspora për Shqipërinë e Lirë: “Raste flagrante të patronazhimit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Diaspora për Shqipërinë e Lirë: “Raste flagrante të patronazhimit”
AktualeKomentPolitikeSociale

Diaspora për Shqipërinë e Lirë: “Raste flagrante të patronazhimit”

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 10:32 am
124 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bledar Maliqi, njohës i politikave të emigracionit dhe Jola Bejkollari, anëtare e kryesisë në emër të Diaspora për Shqipërinë e Lirë kanë folur lidhur me procesin e regjistrimit të votës së emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit dhe problemet e hasura deri tani.

Maliqi thotë se probleme te shfaqura, evidente dhe ne rrjetet sociale se titullarë dhe krerë të shtetit bien ndesh me ligjin dhe këtë e promovojnë vazhdimisht.

Në videon e ndarë në Facebook nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë shihet kreu i grupit të PS, Niko Peleshi duke vëzhguar nga afër regjistrimin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Në postim thuhet se proçesi i regjistrimit për zgjedhjet e ardhshme përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nxjerrë në pah ehde nevojën për një vëmendje të shtuar ndaj mënyrës se si trajtohen të dhënat personale.

Më tej thuhet se çdo veprim që përfshin grumbullimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e individëve për privatësi.

POSTIMI I PLOTË: 

Bledar Milaqi dhe Jola Bejkollari në një intervistë me A2, ku u diskutua rreth procesit të Votës se Diapsorës dhe problematikave të shfaqura deri me tani.

Përfaqësuesit përmendën probleme te shfaqura, evidente dhe ne rrjetet sociale si: “Mbrotja e të dhënave nga procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora”,gjithashtu dhe impakti që priten të sjellin këto zgjedhje.

Mbrojtja e të dhënave personale, e rregulluar nga GDPR (General Data Protection Regulation) dhe aktet normative të legjislacionit shqiptar, janë thelbësore për çdo proces zgjedhor. Sigurisht do ta konsideronim shumë të rëndësishme veçanërisht për regjistrimin e votuesve nga diaspora në këto ditë.

Proçesi i regjistrimit për zgjedhjet e ardhshme përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nxjerrë në pah nevojën për një vëmendje të shtuar ndaj mënyrës se si trajtohen të dhënat personale. Pamjet bashkangjitur flasin qartë.

Aktet normative të procesit zgjodhor, e specifikisht proçesit të Votës së Diapsorës, si dhe rregulloret ndërkombëtare kërkojnë që të dhënat personale të trajtohen me konfidencialitet dhe vetëm të aksesohen për qëllime të autorizuara (Votimin), ku institucioni përkatës është KQZ.

Çdo veprim që përfshin grumbullimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e individëve për privatësi.

Rreziqet për individët gjatë regjistrimit janë të shumta, duke përfshirë vjedhjen e identitetit dhe sulmet kibernetike. Prandaj, është e rëndësishme që çdo individ të regjistrohet vetë dhe të shmangë ndihmën nga palë të paautorizuara. Stafi në KQZ, që trajton të dhënat duhet të respektojë rregullat e konfidencialitetit dhe të sigurisë.

Apeli për qytetarët është i qartë: Ndiqni vetëm udhëzimet zyrtare të KQZ-së dhe raportoni çdo rast të dyshimtë. Roli ynë si qytetarë është të mbrojmë të drejtat tona dhe të sigurojmë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.

Për më shumë detaje, ju lutem referojuni dokumenteve zyrtare të KQZ-së dhe akteve normative përkatëse.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka punuar gjatë gjithë këtyre viteve në formë shumë konstruktive për ta realizuar këtë të drejtë të mohuar dhe sërisht qasemi për të mbrojtur gjithë këtë punë të jashtëzakonshme nga aktorë të ndryshëm, përfshirë organizata, individë që janë angazhuar me këshillat e tyre shumë konstruktive.

Do të kërkonim vëmendjen e aktorëve për monitorim të procesit.

I bëjmë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe misionit të OSBE për të evidentuar dhe marrë masa.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mundësia që një tërmet me magnitudë 8 deri në 9 ballë të godasë Japoninë në te ardhmen është e rritur
Artikulli tjetër Pankarta për Kosovën, në protestat e studentëve në Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.