KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 10:30 am
35 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie vitin e kaluar. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se ky raport zbriti lehtë në 3.78%, nga 3.89% që kishte qenë për vitin 2024.

Kjo tregon një ulje të frekuencës së aksidenteve dhe rrezikut të dëmeve për shoqëritë e sigurimit, megjithatë ky raport sërish diferenca të mëdha mes qarqeve të ndryshme të vendit.

Qarku i Shkodrës shënoi vitin e kaluar nivelin më të ulët të këtij raporti, me 1.4 dëme për çdo 100 kontrata të sigurimit TPL. Vijon Qarku i Fierit, ku raporti mes numrit të dëmeve dhe kontratave është 1.85%.

Kjo tregon se nga gjasat që kompania e sigurimit të pësojë një dëm në këto qarqe paraqitet ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera. Pas Shkodrës dhe Fierit, vijon qarku i Dibrës, me afërsisht 1.97 dëme të raportuara për çdo 100 kontrata sigurimi të nënshkruara.

Në majë të renditjes për raportin mes numrit të dëmeve dhe kontratave, edhe për vitin 2025 renditet qarku i Durrësit, me 5.27%, i ndjekur nga ai i Vlorës, me 4.51% dhe i Tiranës me 4.48%.

Nëse vlerësimi bëhet sipas raportit të thjeshtë aritmetik mes vlerës së dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto, raporti më i lartë mes dëmeve dhe primeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 39.06%. Vijon qarku i Durrësit, me 38.54% dhe qarku i Elbasanit, me 30.5%.

Nivelet më të ulëta shënohen në Shkodër, me 19.02% dhe në Fier, me 19.56%. Raporti në vlerë lidhet shumë me masën e dëmit të shkaktuar nga aksidentet motorike dhe sidomos me dëmtimet në njerëz, që sjellin edhe kostot më të madhe në dëme të paguara nga siguruesit.

Të dhëna e tregut të sigurimeve në nivel të qarqeve tregojnë se nga pikëpamja statistikore rreziku që siguruesit të pësojnë një dëm është mjaft i ndryshëm për qarqe të ndryshme të vendit.

Duke filluar nga viti 2025, kompanitë e sigurimeve i llogarisin primet e sigurimit mbështetur mbi disa faktorë risku. Njëri prej tyre, është edhe qarku në cilin është regjistruar automjeti, pikërisht bazuar mbi rrezikun e ndryshëm statistikor që paraqesin qarqet e ndryshme.

Megjithatë, ky faktor vazhdon të ketë një shkallë të papërfillshme diferencimi dhe, për më tepër, është i papërditësuar. Konkretisht, sistemi ofron një koeficient lehtësisht më të ulët për llogaritjen e primit në rajonet Berat, Dibër dhe Kukës, mbështetur në të dhënat e viteve të kaluara. Por, ndërkohë, gjatë vitit 2025 qarqet me frekuencën më të ulët të dëmeve ishin Shkodra, Fieri dhe Dibra.

Gjithashtu, sistemi nuk parashikon diferencime të mëtejshme, pavarësisht se ndryshimet në frekuencën e dëmeve janë të mëdha. Për shembull, koeficienti i këtij elementi është i njëjtë për qarqet e Shkodrës dhe Durrësit, pavarësisht se në Durrës frekuenca e aksidenteve vitin e kaluar ishte pothuajse katër herë më e lartë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngecin investimet publike/ Realizohet vetëm 36% e planit, në 9 muaj
Artikulli tjetër “New York Times”: Humbja e Vuçiçit trondit ekuilibrat gjeopolitikë në Ballkan?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.