KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ngecin investimet publike/ Realizohet vetëm 36% e planit, në 9 muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ngecin investimet publike/ Realizohet vetëm 36% e planit, në 9 muaj
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Ngecin investimet publike/ Realizohet vetëm 36% e planit, në 9 muaj

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 10:28 am
13 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të planit vjetor prej 176 miliardë lekësh. Për të përmbushur objektivin e parashikuar, qeveria duhet të shpenzojë edhe 113,4 miliardë lekë, ose rreth 1,2 miliardë euro, në tre muajt e fundit të vitit.

Kjo do të kërkonte një përshpejtim të fortë të shpenzimeve publike në fund-vit, në një kohë kur ecuria e deritanishme tregon se realizimi i planit mbetet problem kronik. Në nëntë muajt e vitit 2026, shpenzimet për investime kapitale ishin mesatarisht rreth 7 miliardë lekë në muaj.

Për të realizuar të gjithë fondin vjetor, kjo mesatare duhet të rritet në rreth 37,8 miliardë lekë në muaj gjatë tremujorit të fundit, pra më shumë se pesëfish, pasi shuma e mbetur për t’u shpenzuar përfaqëson 64,4% të planit vjetor të investimeve. Realizimi i ulët i investimeve kapitale ka si shkak faktorë të shumëfishtë që nga vonesat në përgatitjen dhe miratimin e projekteve, procedurat e prokurimit publik dhe ankimimet, deri të problemet me shpronësimet dhe kapacitetet e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e kontratave. Teksa në buxhetin e shtetit shpesh parashikohen fonde përpara se projektet të kenë përfunduar procedurat përgatitore.

Por teksa eficiensa e administratës nuk i përgjigjet fondit të investimeve që vjen në rritje nga viti në vit, rreziku i mosrealizimit nuk kufizohet vetëm te plani buxhetor. Përqendrimi i kontraktimeve, punimeve dhe pagesave në një periudhë të shkurtër mund të krijojë presion mbi administratën publike, kompanitë zbatuese dhe mekanizmat e kontrollit të cilësisë. Përvoja ka treguar se pothuajse mbi 40 për qind e buxhetit të investimeve alokohet në dhjetor duke ushtruar një presion të fortë mbi çmimet dhe inflacionin.

Nga pikëpamja fiskale, mosrealizimi i investimeve po ndikon në interpretimin e ecurisë së buxhetit dhe mund të ndryshojë edhe njëherë në raport me planin fillestar. Shpenzimet totale mund të rezultojnë më të ulëta se parashikimi, me pasoja në sektorët që varen nga kontratat publike. Por nga ana tjetër nëse përshpejtimi i projekteve vijon me pagesa të larta në muajt e fundit ekziston rreziku për abuzime dhe mungesë eficencë ka vënë në dukje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet për zbatimin e buxhetit.

Për të realizuar plotësisht objektivin, nevojitet një përshpejtim i jashtëzakonshëm i shpenzimeve, por edhe një vlerësim i kapaciteteve reale për të përfunduar projektet brenda afateve. Investimet publike edhe këtë vit po vijojnë të jenë të ekspozuara ndaj një modeli zbatimi ku muajt e fundit të vitit mbajnë peshën kryesore të realizimit. Kjo mënyrë buxhetimi po shton pasigurinë për përmbushjen e objektivave dhe cilësinë e rezultateve. Mosrealizimi  investimeve vjen në një kohë kur vendi ynë ka hendekun më të madh në infrastrukturë, rrugë, furnizim të rregullt me ujë, shëndetësi etj.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CNN: “Protestat për korrupsion çuan në rrëzimin e Vuçiçit”
Artikulli tjetër Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.