KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Senatorët amerikanë ngrenë shqetësime për bizneset e familjes Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Senatorët amerikanë ngrenë shqetësime për bizneset e familjes Trump
FokusOpinionPolitikeSociale

Senatorët amerikanë ngrenë shqetësime për bizneset e familjes Trump

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 12:03 pm
164 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Senatorët amerikanë ngritën shqetësime për bizneset e familjes Trump.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, senatori demokrat Chris Murphy e pyeti furishëm Rubion në lidhje me konfliktet e mundshme të interesit që mund të lindin midis interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe marrëveshjeve të biznesit të Organizatës Trump jashtë vendit.

Murphy tha se Trump dhe familja e tij janë bërë “më të varur nga të ardhurat nqë vijnë prej qeverive në Lindjen e Mesme,” duke iu referuar disa marrëveshjeve të veçanta biznesi.

“Organizata Trump do nënshkruajë marrëveshje të reja biznesi në Lindjen e Mesme me kompani private që kanë lidhje me qeveritë e huaja në kohën kur ju do keni takime diplomatike të ndjeshme në këto shtete. Kjo është shumë e çuditshme,” tha Murphy.

“Asnjëherë në historinë e këtij vendi një president nuk ka marrë para nga qeveritë e huaja dhe nga kompani të huaja të mbështetura nga qeveritë e huaja në mes të mandatit të tij. Po ta kishim bërë ne këtë si senatorë, do ishim në shkelje të dhunshme të rregullave të etikës të Senatit. Kjo nuk lejohet në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.” – shtoi ai.

Murphy e pyeti Rubion nëse ai e sheh përfitimin nga marrëveshjet e Lindjes së Mesme si një mundësi për konflikt interesi dhe nëse do e ngrejë këtë çështje te presidenti Trump. Rubio tha se ai nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje të biznesit të Trump jashtë vendit dhe nuk ka shumë dijeni për këto marrëveshje, duke shtuar se anëtarët e familjes Trump, të cilët janë qytetarë privatë, i drejtojnë kompanitë që bëjnë biznes.

“Çdo gjë që mund t’ju them është ajo që kam thënë që në fillim të fjalës sime, dhe kjo është se politika jonë e jashtme do udhëhiqet, siç ka bërë shumë qartë presidenti, nga fakti nëse veprimet e caktuara janë në dobi të Shteteve të Bashkuara dhe sigurisë tonë kombëtare,” tha Rubio.

Kur u shty më tej, Rubio specifikoi se anëtarët e familjes së presidentit Trump kanë të drejtën të bëjnë marrëveshje biznesi jashtë shtetit dhe se ai nuk beson se Trump do lejojë që marrëveshjet personale të ndikojnë negativisht në interesat e SHBA-së.

“Presidenti nuk menaxhon asnjë kompani,” u përgjigj Rubio.

“Anëtarët e familjes së tij i menaxhojnë, dhe ata kanë të drejtën të merren me biznes. Dhe ky është biznesi që ata bëjnë. Ata janë në biznesin e pasurive të paluajtshme, dhe janë  aty prej shumë kohësh, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Ata kanë pasuri në shumë shtete. Kështu që, në fund të ditës, familja e tij ka të drejtën të vijojë të ushtrojë biznesin e saj. Pyetja themelore nuk është nëse familja e tij është e përfshirë në biznes. Pyetja themelore është nëse kjo ndikon në ndonjë mënyrë në zhvillimin e politikës sonë të jashtme në ndonjë mënyrë që është kundër interesave tona kombëtare. Dhe presidenti e ka bërë shumë të qartë që çdo vendim që ai merr dhe çdo vendim që ne do marrim në Departamentin e Shtetit duhet të drejtohet nga pyetja nëse ai shërben interesave kryesore kombëtare të SHBA-së.” – theksoi Sekretari Rubio.

Një nga bizneset jashtë vendit të familjarëve të presidentit Trump, që ka shkaktuar jo pak zhurmë në mediat e politikën në SHBA, është projekti i dhëndrit të tij Jared Kusher për një resort turistik në ishullin e Sazanit ku pritet të investohen rreth 1.4 miliardë dollarë. Për herë të parë, projekti në fjalë doli në dritë pas një raportimi nga Bloomberg në muajin mas 2024.

Asokohe u raportua se kompania e Kushner, “Affinity Partners”, kishte dy projekte të mëdha investimi në Ballkan, njëri në Sazan e tjetri në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në fund të muajit dhjetor, tre javë para betimit të Donald Trump si presidenti i SHBA-së, qeveria e kryeministrit Rama avancoi lidhur me shprehjen e interesit nga kompania e Kushner për projektin në Sazan duke i thënë kësaj të fundit statusin e investitorit strategjik.

Lidhur me miratimin nga Rama të projektit në fjalë, Evi Kokalari, ka paralajmëruar kallëzim në SPAK ndaj kreut të qeverisë, teksa thekson se rasti Sazani është vjedhje e hapur e territorit të Shqipërisë.

“Siç e kam thënë më parë, do bëj kallëzim zyrtar ne SPAK për aprovimin e ishullin të Sazanit. Kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe ju premtoj, Edi Rama do përfundojë në arrest për këtë korrupsion të pastër.” – shkruan Kokalari.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Detajet që fsheh aksidenti i Martin Manes dhe hetimi që shkaktoi panik në polici
Artikulli tjetër Armando Broja kthehet në Chelsea, mungon 10-12 javë nga lëndimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.