Vetëm tre ditë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhërash ekzekutivë duke sjellë ndryshime të mëdha në politikbërjen amerikane.
Më i fundit është vendimi për të shfuqizuar Aktin e Punësimit të Barabartë të vitit 1965, një ligj i futur në fuqi nga presidenti Lyndon Johnson që kishte për synim të eliminonte diskriminimin në kontratat federale dhe të promovonte barazinë në vendin e punës.
Trump e ka cilësuar këtë ligj si “diskriminim të paligjshëm dhe preferencial” dhe ka deklaruar se synon rikthimin e mundësive të bazuara në meritokraci.
Sipas një urdhri të ri ekzekutiv, agjencitë qeveritare duhet të identifikojnë organizata për hetime të mundshme civile, duke përfshirë koorporata të mëdha, shoqata profesionale dhe universitete me fonde të konsiderueshme.
Shfuqizimi i Aktit të vitit 1965 dhe nismat e organizatës DEI përbejnë një kthesë të madhe në politikat e punësimit dhe barazisë në SHBA.
Marrë nga Balkanweb.com