KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vila 8 mijë m2 e Enver Hoxhës në Velipojë do t’u jepet oligarkëve për hotel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vila 8 mijë m2 e Enver Hoxhës në Velipojë do t’u jepet oligarkëve për hotel
AnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Vila 8 mijë m2 e Enver Hoxhës në Velipojë do t’u jepet oligarkëve për hotel

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 12:17 pm
268 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vila ku pushonte ish-diktatori Enver Hoxha në Velipojë do tu jepet oligarkëve.

Një tjetër vendim i Korporatës së Investimeve Shqiptare është shumë i dyshimtë, pasi prona e stërmadhe shtetërore pritet të privatizohet vetëm me një të rënë të lapsit.

Duket se, pas rezidencave te Uji i Ftohtë në Vlorë, radha i erdhi edhe pronës së stërmadhe me sipërfaqe 8.100 m2 në Velipojë, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.

VoxNews ka siguruar dokumentet e të gjithë procedurës, ku fillimisht është hapur ankandi në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe më pas është publikuar se çfarë do t’u jepen privatit.

Është një skemë e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.

Në atë zonë po ndërtojnë shumë oligarkë, disa në burg, të tjerë në arrati dhe disa që pretendojnë të kapin ndonjë deputet në zgjedhjet e muajit maj 2025.

A mos ndoshta kjo është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?

Në datën 20 janar 2025, Korporata E Investimeve Shqiptare hapi procedurën konkuruese “për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë”.

Sipas saj, rezidencat qeveritare të ndërtuara në zonat periferike të Shqipërisë mbartin një histori të ndërlikuar që pasqyron një epokë të veçantë të së kaluarës së vendit.

“Këto struktura, shpesh të vendosura në lokalitete të izoluara dhe të mbështjella nga peizazhe natyrore mbresëlënëse, janë ndërtuar kryesisht gjatë periudhës së komunizmit dhe shërbyen si rezidenca për liderët politikë dhe personalitetet e tjera të larta të regjimit” thuhet në këto dokumente.

Në dokumentet shoqëruese, Korporata shkruan se rezidenca qeveritare në Velipojë u ndërtua gjatë periudhës së regjimit komunist për të shërbyer si hapësirë ekskluzive akomodimi për udhëheqësit e lartë të shtetit dhe Partisë Komuniste. “Aty u akomoduan përfshirë figura si ish-lideri komunist E.H (Enver Hoxha).

E vendosur pranë bregut të Velipojës, një zonë e njohur për peizazhin natyror dhe afërsinë me bregdetin Adriatik, ajo ka ofruar një mjedis të qetë dhe privat për pushime, takime zyrtare dhe pritje të delegacioneve diplomatike” thuhet në dokumente.

Sipas saj, rezidenca është përdorur nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, udhëheqës politikë, diplomatë të huaj dhe, në raste të caktuara, nga personalitete ndërkombëtare.

“Gjendja ekzistuese e saj është funksionale, por strukturat janë të amortizuara, duke pasur nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe ndërhyrje për t’u përshtatur me standardet moderne.

Aktualisht, ajo përdoret shumë rrallë dhe mbetet aset i “fjetur”, duke u kthyer në një pasuri të amortizuar që kërkon një funksion të ri dhe më të vlefshëm ekonomikisht” thuhet në dokument.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, sipërfaqja e parcelës të këtij loti është 8,100m2.

Mësohet se konkursi synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.

“Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona të nënshfrytëzuara në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror” vijon dokumenti.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimet pa leje “pushtojnë” Shëngjinin
Artikulli tjetër Rrogë për studentët dhe banesa për ushtarakët e pastrehë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.