KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2025 2:09 pm
141 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fondi Momenatar Ndërkombëtar paralajmëroi se rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e patundshme përbën risk për sistemin financiar të Shqipërisë.

“Dobësitë sistemike në sistemin financiar duken gjerësisht të përmbajtura. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid me raporte mesatare prudenciale shumë mbi kërkesat rregullatore. Megjithatë, ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe letrave me vlerë përfaqësojnë burime rreziku, ashtu si zgjerimi i shpejtë i kreditimit të bankave për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka parë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë,” paralajmëroi FMN.

Drejtorët e bordit të FMN theksojnë se vigjilenca e vazhdueshme mbikëqyrëse është jetike duke pasur parasysh xhepat e dobësisë në sektorin financiar lidhur me rritjen e kredisë në sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe me ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhënj dhe borxhit sovran. Ata inkurajojnë autoritetet të sigurojnë pajtueshmëri të rreptë rregullatore dhe përafrim më të madh me standardet e BE-së dhe të përmirësojnë paketën e mjeteve makroprudenciale.

“Thellimi i tregjeve financiare dhe përmirësimi i mbikëqyrjes së institucioneve financiare jobankare janë çelësi për rritjen e elasticitetit dhe ruajtjen e integritetit,” thekson FMN.

Megjithatë vlerësimet e FMN për ecurinë e ekonomisë shqiptare ishin përgjithësisht pozitive.

“Ekonomia shqiptare ka shënuar në një ecuri të fortë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin. Disbalancat e jashtme janë tkurrur ndjeshëm,” vëren FMN.

Sipas ekspertëve të Fondit, edhe prespektiva për të ardhmen mbetet e qëndrueshme.

“Pas një zgjerimi prej 3.9 përqind në vitin 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3½ përqind në 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit,” parashikojnë ata.

Kjo situatë pozitive e ekonomisë e shoqëruar me mosrealizimin e investimeve publike ka kontribuar në një ulje më të shpejtë të borxhit publik.

“Autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024. Me të ardhurat në rrugën e duhur, falë konjukturës së favorshme dhe mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, suficiti primar parashikohet në rreth 0.5 për qind të PBB-së në vitin 2024, pak më i lartë se sa 0.3 për qind e objektivit buxhetor. Raporti i borxhit publik, i parashikuar në rreth 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme,” vlerëson FMN.

Megjithatë, pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, FMN thotë se vendi përballet me sfida të konsiderueshme strukturore. Të ardhurat për frymë qëndrojnë në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, në mes të plakjes së shpejtë dhe emigrimit. Reforma të gjera, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe kornizave të menaxhimit të financave publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe produktivitetit, nevojiten për të katalizuar një rritje dhe konvergjencë më të qëndrueshme afatgjatë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korrupsion me tokat e Himarës, gjykim i shkurtuar për Jorgo Goron
Artikulli tjetër “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po tenton ta kthejë QSUT-në në një qendër tregtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.