KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Filmi “Kiss of the Spider Woman” mahnit në festivalin e filmit “Sundance”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Filmi “Kiss of the Spider Woman” mahnit në festivalin e filmit “Sundance”
AktualeKomentKulture

Filmi “Kiss of the Spider Woman” mahnit në festivalin e filmit “Sundance”

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 10:34 am
270 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Festivalin e Filmit “Sundance”, një film i zhanrit mjuzikëll me aktoren e njohur Jennifer Lopez, mori vëmendjen e publikut me shumë duartrokitje për aftësitë e saj të këndimit dhe kërcimit.

“Kiss of the Spider Woman”, i përshtatur nga regjisori dhe skenaristi Bill Condon, nuk është film tipik për “Sundance”, pasi është mjuzikëll me stil klasik, por pikërisht ky zhanër i ka dhënë shije të veçantë ngjarjes.

Lopez luan rolin e një ikone të vjetër të Hollywoodit në një film brenda filmit në fjalë, dhe publiku në sallën “Eccles” që ishte e mbushur plot, ka reaguar me duartrokitje të shumta pas çdo performance të saj. Ajo u ngrit në këmbë, dhe me emocion tha se “e ka pritur këtë moment tërë jetën”.

Historia, që përqendrohet në bisedat mes dy të burgosurve në një burg argjentinas, është një përshtatje nga romani i Manuel Puigit i vitit 1976, i cili ka pasur përshtatje të ndryshme për skenë teatrale dhe ekran. Filmi i vitit 1985 me William Hurtin dhe Raul Julian ka pasur sukses të madh dhe i siguroi Hurtit çmimin “Oscar”. Në Broadway, “Kiss of the Spider Woman” ka fituar shumë çmime “Tony”.

Përshtatja e re e Condonit përfshin një dimension të thellë për sa i përket identitetit gjinor. Personazhi Luis Molina, i tregon Valentin Arreguit (personazhit të luajtur nga Diego Luna) se nuk ndihet as si burrë, as si grua, dhe kjo gjë Valentinit i duket e çuditshme në fillim, por më pas e kupton. Kjo pjesë e filmit u shoqërua me një diskutim të thellë mbi tolerancën dhe identitetin gjinor pas shfaqjes.

Condon ka theksuar se filmi ka për qëllim t’i lidhë dallimet e mëdha njerëzore, duke kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për dy gjinitë.

“Ky është një qëndrim që filmi e shpërfaq ndryshe”, ka thënë Condon.

Tonatiuh, aktori që luan rolin e Luis Molinas, ka ndarë gjithashtu përvojën e tij si një “femme queer Latin kid” dhe vështirësitë me përballjen me një kulturë që nuk i mbështet këto identitete.

Ai ka shprehur se ky rol ishte mundësi për të treguar spektrin e plotë të identitetit gjinor, nga më femërorja deri te më mashkullorja.

Në fund, të gjithë ishin të emocionuar për mundësinë që ka ofruar mjuzikëlli në fjalë.

“E kam shkruar vetë frazën: ‘ndihem keq për ata që urrejnë mjuzikëllat’. Të gjitha ato që filmi mund t’i bëjë, mund të ndodhin në një mjuzikëll”, ka thënë Condon.

Lopez, gjithashtu, ndau emocionet e saj, duke thënë se kishte shikuar “West Side Story” çdo vit në festën e falënderimeve, gjë që e inspiroi për të bërë karrierë në artin e performancës.

“Condon realizoi ëndrrat e mia”, ka thënë Lopez në mes lotësh.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!

Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin

Londër/ Kush do të shpallet fituesi i Topit të Artë për këtë vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Neymar ndërpret kontratën me Al-Hilal, pritet në Brazil
Artikulli tjetër Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë, në vitin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

26 Tetor, 2026
Analize Bota Opinion Politike 26 Tetor, 2026
Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Tetor, 2026
Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.