Shawn VanDiver nga organizata “AfghanEvac” në Washington, në një intervistë për Top Channel, tregoi disa skenarë të mundshëm se si do të jetë e ardhmja e rreth 400 afganëve aktualisht në Shëngjin.
Dhe për këtë Sekretari Rubio ka autoritetin ta marrë këtë vendim në mënyrë të pavarur.
Për çdo ditë qëndrimi në Shëngjin,kostoja e strehimit dhe ushqimit për një person është 42 euro.
Kjo do të thotë se për 400 afganët aktualisht në Shëngjin, kostoja ditore kap në total shifrën e 16.800 eurove.
Shaën VanDiver thotë se: “Akomodimet nuk financohen nga ndihma që është pezulluar, por shumë nga shërbimet që mbështesin afganët në Shëngjin varen nga ky financim”.
“Strehimi, ushqimi dhe kujdesi mjekësor do të mbeten të paprekura, dhe shqyrtimi i vizave mund të vazhdojë. Megjithatë, shërbime të tjera kritike, si udhëtimi për në SHBA, ndoshta do të ndalen. Shërbimet pas mbërritjes në SHBA aktualisht janë pa financim, që do të thotë se afganët nuk do të ri-sigurohen deri sa të arrihet një zgjidhje. Nëse nuk miratohet një përjashtim, Departamenti i Shtetit do të duhet të gjejë zgjidhje alternative, megjithëse nuk është e qartë se cilat mund të jetë kjo zgjidhje”.
Kjo pasiguri theksoi Shawn VanDiver është shumë shqetësuese dhe shpresojmë që po trajtohet si një çështje prioritare.
Marrë nga Top Channel