KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kostot për Unazën e Madhe nuk ndalen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kostot për Unazën e Madhe nuk ndalen
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Kostot për Unazën e Madhe nuk ndalen

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 1:26 pm
228 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në fund të vitit të kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi me shpejtësi Unazën e Madhe, nga Shkoza deri te ish-Shqiponja. Natyrisht, hapja u trumbetua si sukses, megjithëse ndërtimi i vetëm 13 kilometrave rrugë zgjati plot 13 vite, teksa deri më tani janë shpenzuar mbi 400 milionë euro për të gjithë Unazën e Madhe.

Por, kur më në fund rruga u hap, çuditërisht drejtori i ri i ARRSH-së, Gentian Gjyli me “bekimin” e zv.kryeministres Belinda Balluku, ka bërë shtesa kontrata, duke “shpërblyer” firmat ndërtuese.

VoxNews publikoi disa javë më parë modifikimin e kontratës së lotit 1, duke i shtyrë afatin firmës “SALILLARI” dhe duke i hapur rrugën që të përfitojë shtesë fondesh. Ndërkohë, shtesë fondi prej 1.5 milionë mori edhe loti 4,

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën me objekt “ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”. Bëhet fjalë për një modifikim kontrate, teksa fondi që do t’i jepet firmës ndërtuese është plot 194 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro. Kjo shifër është në fakt 20 % e fondit limit, por jo e ofertës fituese të firmës fituese.

Në datën 6 tetor 2021, ARRSH shpalli fituesit e lotit 5, të cilët ishin firmat “G.P.G. COMPANY & SENKA”, me një objekt “ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”. Fondi limit i procedurës ishte 1.9 miliardë lekë, ose me kursin e sotëm rreth 20 milionë euro. Ofertën më të ulët e kishte firma “KEVIN CONSTRUKSION” me vlerë 1.5 miliardë, teksa fituesit ofruan 1.8 miliardë. Pra, një diferencë plot 3 milionë euro.

Në atë kohë shteti humbi 3 milionë dhe duke i shtuar vlerën e shtesës fondi shkon në plot 5 milionë. Dhe kjo vetëm për një lot, teksa me të njëjtën procedurë u veprua për të gjithë lotet e tjera.

Ndërkohë, VoxNews publikoi disa jave më parë se ARRSH hapi një procedurë, “ndërtim i unazës së jashtme Tiranë, Loti 4 (modifikim kontrate)”, me një fond limit 153 milionë lekë. Duket se, edhe pas më shumë se 10 vitesh dhe mbi 400 milionë eurove të investuara, po jepen të tjera para shtesë, pavarësisht se Balluku dhe Rama bën një ceremoni të hapjes së këtij aksi.

Unaza e Madhe ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash, disa mbikalime dhe tunele, disa prej të cilave janë hapur për qarkullimin e mjeteve në zonën e ish-rrethrotullimit të “Shqiponjës”. Në vitin 2021, ish-drejtori Evis Berberi firmosi fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas dokumenteve, fituesi i lotit 4 ishte një bashkim operatorësh “EUROTEOREMA PEQIN” & “PE-VLA-KU” dhe “NOVA Construction 2012” me një fond 2 miliardë lekë (20 milionë euro). Fituesi ofruan 1.991.017.847 lekë (20 milionë euro), ose shumë afër fondit limit, teksa në garë në atë kohë ka pasur oferta deri në 4 milionë euro më pak.

Në fund të 2024-ës, VoxNews publikoi edhe modifikimin e kontratës për lotin 1, që fitoi Salillari. Në dokumente shkruhet se objekti i procedurës së prokurimit ishte “modifikim i kontratës për zgjatjen e afatit ‘plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.

Njoftimi u bë mesditën e datës 31 dhjetor 2024, teksa njoftimi duket se i shërben më shumë firmës apo edhe vetë propagandës së qeverisë me Unazën e Madhe. Për këtë lot, Salillari fitoi tenderin e madh me vlerë 23 milionë euro.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas projektit në Sazan të Jared Kushner qëndron një kompani offshore
Artikulli tjetër Rezidencat qeveritare do jepen për hotele te privati

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.