KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papa Françesku, ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Papa Françesku, ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni!
AktualeBotaOpinion

Papa Françesku, ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni!

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 9:16 am
157 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në një video-konferencë me 250 të rinj ukrainas nga Kievi dhe e gjithë bota, Papa Françesku dëgjoi dëshmitë e tyre dhe u kërkoi atyre të përqafonin patriotizmin, dialogun dhe faljen.

Bëhet e ditur se Papa Françesku u bëri thirrje të rinjve ukrainas anembanë botës, duke i nxitur ata për falje, pavarësisht luftës në vazhdim, në një video-konferencë.

Mbledhja, e përshkruar nga kryepeshkopi Sviatoslav Shevchuk si “takimi i parë në histori midis Papës së Romës dhe të rinjve ukrainas”, u zhvillua në Katedralen e Ngjalljes në Kiev.

Disa pjesëmarrës, me bazë në qytete të tjera evropiane ose në Amerikën e Veriut, u bashkuan me video thirrje.

Në fjalimin e tij drejtuar ukrainasve, Papa u kërkoi të mbeten patriotë dhe ta duan vendin e tyre, por gjithashtu të përqafojnë faljen në vend të hakmarrjes.

“Kujtoni heronjtë që dhanë jetën për atdheun tuaj”, tha Papa. “Atdheu juaj është plagosur nga lufta, por duajeni atë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu inkurajoi ukrainasit që të kthehen drejt besimit në kohën e tyre të nevojës, duke ngritur shembullin e Oleksandr, një ushtar i ri që kishte shkuar për të luftuar në front me një kopje të ungjijve në xhep dhe që humbi jetën në luftime.

“Oleksandr është njëri prej jush”, tha Papa Françesku, duke e përshkruar atë si “një djalë i ri që dha jetën për paqen”.

Papa dëgjoi gjithashtu dëshmi nga disa prej ukrainasve të pranishëm në konferencë.

Njëra prej tyre, një grua 27-vjeçare e quajtur Julia, shprehu ankthin për mendimin se qytetet po shkatërroheshin.

Ajo iu referua luftës në vazhdim si një “gjenocid” kundër ukrainasve.

Duke iu përgjigjur asaj, Françesku dënoi luftën duke thënë: “Lufta sjell zi buke. Çdo mbrëmje, telefonoj famullinë në Gaza dhe ata më thonë se shpesh janë të uritur. Lufta jo vetëm që shkakton urinë – ajo vret”.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Papa Françesku bën thirrje për paqe dhe ka shfrytëzuar rastin e Jubileut të Vatikanit, si dhe disa fjalime të rëndësishme për të ngritur këtë çështje.

Në ditën e Krishtlindjes, gjatë bekimit të tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën), Françesku bëri thirrje për një armëpushim dhe Gaza, një kthim të pengjeve izraelite dhe nxiti bisedimet e paqes që do t’i jepnin fund luftës në Ukrainë.

Teksa Papa ka ngritur vazhdimisht çështjen e përfundimit të luftës, në këtë konferencë ai u bëri një apel të veçantë të rinjve, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë frymën patriotike të vendit në kohën më të madhe të nevojës.

“Çdo i ri ka një mision”, tha ai. “Në kohë të vështira, të rinjtë duhet të çojnë përpara shpirtin e atdheut”, e përfundoi Papa fjalimin.

Raportohet se afërsisht 72% e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe rreth 9% janë katolikë, sipas një sondazhi nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev në 2022.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reshjet e dendura të shiut bllokojnë rrugët kryesore në qytetin e Vlorës
Artikulli tjetër Politico: Plani i emigracionit në Shqipëri ‘shpërthen’ pas dështimit të tretë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.