KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Trump vuri në shënjestër Meksikën dhe Kanadanë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Trump vuri në shënjestër Meksikën dhe Kanadanë?
AnalizeBotaOpinion

Pse Trump vuri në shënjestër Meksikën dhe Kanadanë?

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 9:39 am
155 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vendosja e pengesave mbi tregtinë kineze ishte fokusi kryesor i Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial por tani ka një ndryshim në qasje

Të gjithë e dimë që Donald Trumpi i adhuron tarifat. Jo shumë kohë më parë, ai tha se ishte fjala e tij e preferuar në gjuhën angleze.

Por një gjë që mund t’i habisë njerëzit është pse ai është kaq i etur për të vendosur tarifa mbi Meksikën dhe Kanadanë. Në fund të fundit, gjatë mandatit të tij të parë, fokusi i tij kryesor në tregti ishte Kina.

Gjatë presidencës së tij u vendosën tarifa të forta mbi Kinën dhe Vietnamin (i cili shpesh shihet si një kanal alternativ për mallrat kineze). Nga ana tjetër, Kanadaja dhe Meksika fituan një marrëveshje të re tregtare, e cila zëvendësoi marrëveshjen e vjetër NAFTA.

Çfarë ka ndryshuar?

Ndërsa presidenti ka përsëritur shpesh se tarifat do të pengojnë Meksikën dhe Kanadanë nga dërgimi i opioideve në SHBA, një shpjegim më bindës shfaqet kur shohim të dhënat tregtare të Amerikës.

Ato tregojnë se që kur tarifat u vendosën gjatë mandatit të parë të Trumpit, importet nga Kina në SHBA kanë rënë ndjeshëm. Ndërkohë, importet nga Meksika dhe Kanadaja janë rritur ndjeshëm, me Meksikën që tani ka tejkaluar Kinën si eksportuesi më i madh drejt SHBA.

Nëse ka një gjë që Donald Trump e urren po aq shumë saç do tarifat, ato janë defiçitet tregtare pra kur një vend importon më shumë mallra nga një shtet tjetër, sesa eksporton. Ekonomistët i shohin defiçitet si një funksion të pashmangshëm të një ekonomie moderne të zhvilluar; Trumpi i sheh ato si një lloj ndëshkimi një subvencion për vendet e huaja.

Qasja e çuditshme e Trumpit ndaj botës

Kjo është një mënyrë e çuditshme për të parë botën. Ndërsa ka shqetësime të ligjshme për strukturën e ekonomisë amerikane, paaftësinë e saj për të zhvilluar sektorin e prodhimit dhe ndikimin e mbiprodhimit të Kinës në ekonominë globale, të shohësh çdo defiçit si negativ është diçka absurde.

Megjithatë, nëse e shikon botën në këtë mënyrë, atëherë pozicioni tregtar i SHBA me Meksikën nuk të pëlqen aspak.

Nëse i shohim shifrat, defiçiti tregtar është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit  dhe jo vetëm për shkak të importeve të mëdha të naftës nga Meksika. SHBA po importon gjithashtu shumë më tepër makina nga Meksika, sesa po eksporton atje.

Në një masë të madhe, kjo është një pasojë e marrëveshjes së tregtisë së lirë, e cila ka inkurajuar prodhuesit e makinave (përfshirë disa prodhues amerikanë) të montojnë makinat e tyre në Meksikë. Gjithashtu, ka dyshime se defiçiti i Meksikës me SHBA është pjesërisht pasojë e ndryshimeve në sistemin tregtar global gjatë pesë viteve të fundit.

Në të kaluarën, mallrat dërgoheshin direkt nga Kina në SHBA, por ka prova që sugjerojnë se tani ato kalojnë përmes “vendeve të treta”, përfshirë Meksikën, ku përpunohen dhe më pas eksportohen si produkte të gatshme në SHBA. Ky fenomen pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme.

Mjafton të shohim numrin e makinave që po kalojnë nga Kina në Meksikë në vitet e fundit edhe ai është në rritje të shpejtë. E gjithë kjo tregon se ka dinamika intriguese në tregtinë ndërkombëtare që kanë tërhequr vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë.

Çfarë do të ndodhë?

Cili do të ishte ndikimi i tarifave? Sipas shumicës së modeleve ekonomike, ato do të shkaktonin rritje të inflacionit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike. Me pak fjalë, ato do të kishin një efekt negativ veçanërisht nëse aplikohen mbi pothuajse të gjitha mallrat.

Por, meqë kemi të bëjmë me Donald Trumpin, mbeten ende shumë pyetje mbi mënyrën se si këto tarifa do të zbatohen konkretisht.

Javët e fundit kanë qenë kaotike për botën e ekonomisë tregtare, e cila zakonisht është e mërzitshme. Vitet në vijim mund të jenë edhe më kaotike.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush doli fitues nga Grammy Awards 2025?
Artikulli tjetër BIRN: Inceneratori i Tiranës fitime 7.4 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.