KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e tyre
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e tyre
AnalizeRajoniSocialeZhvillim

Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e tyre

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:36 am
149 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Saktësisht tre muaj pasi 15 vetë mbetën të vrarë nga shembja e tavanit në stacionin e trenit në Novi Sad dhjetëra mijëra protestues bllokuan tri urat mbi lumin Danub fundjavën e kaluar në Serbi. Qytetarët pretendojnë se korrupsioni në nivelet e larta qeverisëse është shkaktari i tragjedisë dhe se protestat mund t’i hapin rrugë një shoqërie më të mirë.

Protestuesit flasin për DW: “Shpresoj që fëmija im të rikthehet dhe të jetojë në një Serbi të lirë”, thotë një grua e moshuar. Një protestues thekson, se: “krimi s’mund të qeverisë përjetësisht. Duhet të mbizotërojë ndershmëria dhe dashuria.”

Protestuesit thuajse njëzëri kërkojnë që të zbatohet ligji. Bllokada e së shtunës (01.02.2025) ishte e fundit e një serie protestash të organizuara nga studentët, të cilët në dy muajt e fundit kanë ndërprerë mësimin në thuajse të gjitha universitetet shtetërore në Serbi.

Studentët vendosmëri deri në realizimin e kërkesave

Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të miratohen. Studentja Natalija Petroviç: “Së pari duam që të mbahet përgjegjësi ligjore dhe politike. Kemi parë dorëheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Novi Sadit, por nuk kemi parë procedim penal ndaj tyre. Kërkojmë gjithashtu edhe dokumentacionin e plotë të restaurimit në stacionin hekurudhor.”

Ekspertët na thonë, se jo vetëm ky dokumentacion është i paplotë por ai është edhe i manipuluar. Inxhinieri Zoran Xhaçiç, i cili ishte pjesë e ekipit restaurues të godinës ka qenë ndër të parët që bëri publike parregullsitë e rindërtimit. Tani ai është pjesë e komisionit të pavarur hetimor që po mbledh prova, të cilat sipas tij shkojnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Zoran Xhaçiç, Inxhinier gjeolog: “Prokuroria s’do të bëjë asgjë për aq kohë sa Vuçiç është kreu i qeverisë. Kjo nënkupton se na duhet ta bëjmë gjithçka vetë bashkë me studentët dhe t’i shkojmë kësaj gjëje deri në fund dhe të gjejmë fajtorin. Shpresojmë të gjejmë ndonjë prokuror të ndershëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë.Vetëm kështu mund të arrestohen fajtorët e vërtetë dhe pjesa tjetër zhbëhet si një shtëpi prej letre.”

Protestat kanë ngritur edhe pikëpyetje të reja. Si do të kalohet nga bllokimi i institucioneve, rrugëve dhe urave tek ndryshimi i vërtetë? Për këtë, Dusan Spasojeviç, analist politik vëren: “Tani është e nevojshme për të gjetur mënyra që institucionalizojnë krizën. Një ide që po diskutohet gjerësisht është ajo e qeverisë së tranzicionit ose e qeverisë teknike, e cila do të ishte një pikë lidhëse mes qeverisë dhe komunitetit akademik, duke krijuar një lidhje me universitetin.”

Vuçiç në tur sensibilizimi në mbarë vendin

Por presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka refuzuar menjëherë këtë propozim. Aktualisht ai po zhvillon një tur në mbarë vendin, gjatë së cilit u tregon qytetarëve arritjet e qeverisjes së tij 12-vjeçare dhe protestat i konsideron si të organizuara nga shërbimet e huaja sekrete. Aleksandar Vuçiç: “Nuk do ta jap kurrë dorëheqjen dhe nuk do të ketë qeveri tranzicioni ose teknike. Këtë e garantoj me jetën time. Nuk do të ketë qeveri teknike apo tranzicioni. Do të ketë qeveri serbe. Zgjedhje? Po! Referendum? Po! Demokraci? Po! Gjithçka! Por s’do të ketë qeveri që është shërbëtore e dikujt tjetër.”

Nga ana e tyre, opozita dhe studentët e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të reja dhe çdo formë dialogu me qeverinë. Analisti politik, Dusan Spasojeviç shpjegon, se “një problem tjetër është se mungon një ndërmjetës neutral, siç do të ishte BE. Deri tani Bashkimi Europian ka qenë shumë pasiv dhe duket se mbështet qeverinë.

Studentët po mendojnë tashmë lëvizjen e tyre të radhës. Disa thonë se ka ardhur koha për përshkallëzim të protestave. Ata do të vendosin për këtë përmes votës demokratike në mbledhjen e tyre të radhës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm USAID-i e ktheu fondacioni ADDF, në Shqipëri, në një organizatë të korruptuar
Artikulli tjetër Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale, në zgjedhjet parlamentare 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.