KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore
AnalizeBotaSociale

Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:49 am
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ekip ndërkombëtar i klimatologëve ka zbuluar se pluhuri që arriti në Evropë në mars të vitit 2022 nga Saharaja përmbante izotopa radioaktivë, por burimi i tij nuk ishte testimi bërthamor francez në Algjeri gjatë viteve 1960, siç ishte menduar fillimisht. Në vend të kësaj, gjurmët e plutoniumit në pluhur tregojnë se ato vinin nga provat bërthamore që zhvilluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Ndërmjet vitit 1960 dhe 1966, Franca ka shpërthyer 17 bomba bërthamore në Saharë, kur Algjeria ende ishte nën kontrollin kolonial francez.

Edhe pse ata pretendonin se testet zhvilloheshin në zona të pabanuara, mijëra njerëz, përfshirë ushtarë francezë, ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit. Disa burime vlerësojnë se deri në 60 mijë algjerianë ishin prekur nga provat bërthamore, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Francës jep një numër dukshëm më të ulët, prej 27 mijë. Në muajin mars të vitit 2022, një stuhi e fuqishme ngriti pluhurin saharian dhe e çoi atë deri në Evropë. Shkencëtaret analizuan 53 mostra pluhuri të mbledhura nga lokacione të ndryshme dhe zbuluan praninë e izotopeve radioaktivë.

Megjithëse pluhuri vinte nga rajoni algjerian i Reganit, ku francezët kishin kryer prova bërthamore, raporti izotopik i plutoniumit nuk përputhej me atë që do të pritej nga bombat franceze (nën 0,07). Në vend të kësaj, me një raport mesatar prej 0,187, gjurmët përputheshin me provat bërthamore të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe pse as SHBA-ja dhe as Bashkimi Sovjetik nuk kishin testuar armët bërthamore në Saharë, shpërthimet e tyre në pjesë të tjera të botës ishin kaq të fuqishme sa që pjesët radioaktive arritën në shtresat e larta të atmosferës dhe u përhapën nëpër planet, duke përfshirë Saharën.

Sipas kërkimit, fuqia e shpërthimeve franceze përbënte vetëm 0,02 për qind të forcës totale të provave bërthamore që SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik zhvilluan midis viteve 1950 dhe 1970. Lajmi i mirë është se niveli i radioaktivitetit në pluhurin saharian që mbërriti në Evropë nuk paraqet rrezik për shëndetin. Sipas standardeve të Bashkimit Evropian, nivelet e detektuara të rrezatimit janë shumë nën kufijtë e sigurisë dhe nuk janë ndjeshëm më të larta se rrezatimi natyror në dhe.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Ideja inovative” e diskutuar në Varshavë për emigracionin
Artikulli tjetër Porti i ri në Porto Romano, ekspertët sugjerojnë kapacitete më të mëdha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.