KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës, në Republikën Dominikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës, në Republikën Dominikane
AktualeBotaPolitike

SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës, në Republikën Dominikane

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 8:56 am
130 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane.

Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate se konfiskimi i aeroplanit kishte baza ligjore që lidhen me shkeljen e sanksioneve amerikane, kontrollet e eksportit dhe pastrimin e parave nga qeveria e Venezuelës. Ky është avioni dytë venezuelian që konfiskohet nga Shtetet e Bashkuara në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit.

Në ndalesën e fundi të turneut në Amerikën Latine, Sekretari Rubio ndoqi të enjten një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ndërsa vendosi dokumentin e sekuestrimit zyrtar të avionit, i cili ndodhej në Santa Domingo për mirëmbajtje.

Departamenti i Shtetit tha se drejtues të lartë të qeverisë së Presidentit venezuelian Nicolas Maduro e kishin përdorur avionin e tipit ‘Dassaul Falcon 200’ për të shkuar në Greqi, Turqi, Rusi, Nikaragua dhe Kubë.

Gjatë kohës që shërbeu në Senatin e Shteteve të Bashkuara, zoti Rubio, djalë emigrantësh kubanë, ishte mbrojtës i zjarrtë i sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Maduros, një aleat i ngushtë i qeverisë komuniste në Kubë. Sekretari Rubio tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si udhëheqës legjitim të Venezuelës.

Muajin e kaluar, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, u takua me zotin Maduro për bisedime dhe u largua nga Karakasi me gjashtë amerikanë që ishin arrestuar në Venezuelë. Ai gjithashtu i ka kërkuar Venezuelës që të pranojë shtetasit e saj që do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara. Fitorja e zgjedhjeve të korrikut 2024 nga zoti Maduro është kundërshtuar nga opozita, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Artikulli tjetër Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën, pas reagimeve kundër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.