KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 9:00 am
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një mekanizëm për të ushtruar trysni, për të kundërshtuar ndryshimet e bëra nga administrata e rë në agjencitë qeveritare të Shteteteve të Bashkuara, si për shembull Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, agjencia kryesore që ofron ndihmë humanitare jashtë vendit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell më gjerësisht qëndrimet e ligjvënësve dhe analistëve mbi atë që po ndodh me USAID-in.

Nga mbrojtja e pyjeve tropikale të Amazonës ; te kujdesi për refugjatët e Mianmarit dhe strehimi i ukrainasve që largohen nga lufta e nisur nga Rusia; mungesa e ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara po ndihet në mbarë botën. Në Uashington, këtë javë, ligjvënësit demokratë protestuan jashtë selisë tashmë të mbyllur të USAID-t dhe jashtë Kongresit.

“Ne do të kundërshtojmë shkeljet që ata kanë bërë lidhur me ndarjen e pushteteve. Shkeljen e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do heshtim. Do të ngrihemi. Do të reagojmë. Do të kundërshtojmë”, tha senatori demokrat Cory Booker.

Më herët gjatë kësa jave, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar,USAID, u vu nën kontrollin e Sekretarit amerikan të Shtetit , Marco Rubio dhe thuajse të gjithë punonjësit e saj janë dërguar me leje të detyruar, pas një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjithë ndihmën për vendet e huaja, ndërsa i nënshtrohet një procesi rishikimi.

“Po shohim se si njeriu më i fuqishëm në botë Donald J. Trump dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk po u heqin paratë dhe ushqimin njerëzve më të varfër në botë”, tha ligjvënësi demokrat Jonathan Jackson.

Ligjvënësit republikanë në Kongres thonë se zoti Trump po ushtron autoritetin e gjerë presidencial për të rivlerësuar agjencitë federale. Zoti Trump po e bën këtë përmes miliarderit Elon Musk të cilin e ka vënë në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që ka si synim shkurtimin e shpenzimeve federale.

“Nuk mendoj se ata po mbyllin agjencinë, por besoj se kanë të drejtë të rishikojnë shpenzimet, si janë marrë vendimet dhe cilat përparësi janë financuar. Mendoj se kjo vlen për çdo administratë. Kur vjen administrate e re, ka shumë programe të autorizuara dhe të financuara përmes asaj agjencie (USAID-it), disa të cilat mendoj se po funksionojnë siç ishte parashikuar, disa jo”, tha John Thune, udhëheqës i shumicës në Senat.

Analistja Claire Finkelstein i tha Zërit të Amerikës se kjo është një situate e pashembullt.

“Ka shumë mundësi që të jetë një shkelje e ndarjes së pushteteve që dega e ekzekutive të përpiqet të mbyllë plotësisht agjencitë që janë ngritur nga Kongresi, i cili po ashtu miraton fondet, edhe pse kjo degë e ekzekutivit ka autoritet lidhur me mënyrën se si duhen përdorur fondet dhe se si duhet të funksionojë USAID-i”, thotë zonja Finkelstein.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha të martën se ai mbështet përpjekjet për të eliminuar përvetësimet dhe abuzimet, por kritikoi shpejtësinë dhe fshehtësinë e procesit.

“Çfarëdo që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë nuk është demokraci. Ne e dimë si është demokracia. Transparente. Nuk është sekrete”, tha zoti Schumer.

Demokratët janë zotuar të bllokojnë votimin e të emëruarve të kabinetit Trump dhe të përdorin si mjet trysnie votat e tyre për buxhetin për financimin e qeverisë, për të kundërshtuar ndryshimet në USAID.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën, pas reagimeve kundër
Artikulli tjetër Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.