KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Krimi” Dentar në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Krimi” Dentar në Shqipëri
AnalizeKorrupsionKryesoreSociale

“Krimi” Dentar në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 10:57 pm
242 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në një Shqipëri ku çdo familje ka një të afërm që jeton jashtë, është e zakonshme që emigrantët të kthehen në vend jo vetëm për pushime, por edhe për shërbime estetike dhe dentare. Çmimet konkurruese dhe numri i madh i klinikave e bëjnë vendin tonë një destinacion të preferuar për këto ndërhyrje, duke tërhequr jo vetëm shqiptarët e diasporës, por edhe të huaj në kërkim të trajtimeve të lira. Por pas premtimeve për cilësi dhe çmime të volitshme, shpesh fshihet një realitet i errët – klinika me standarde të dyfishta, mungesë profesionalizmi dhe histori të frikshme që për disa pacientë janë kthyer në tragjedi.

Nga ëndrra e buzëqeshjes perfekte te makthi i shëndetit të rrënuar

Për disa, një vizitë në një klinikë dentare apo estetike në Shqipëri mund të jetë një kursim i madh, por për të tjerë, është kthyer në një makth të përjetshëm. Ka raste ku pacientët kanë humbur vetëm paratë, por ka edhe raste fatale. Si ai i vogëlushit Brian Spahiu, 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje në një klinikë private në Tiranë.

Disa të tjerë kanë mbetur me dëme të pakthyeshme: humbje dhëmbësh, infeksione të rënda dhe muaj të tërë të kaluar në spitale për shkak të ndërhyrjeve të dështuara.

Një histori e freskët vjen nga Italia.

Simone Del Vecchio, një 37-vjeçar nga Barletta, vendosi t’i besonte një klinike dentare në Tiranë për vendosjen e protezave në të dy harqet. Një reklamë që premtonte “cilësi të garantuar” dhe një çmim më të ulët se në vendin e tij e bindi të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Por menjëherë pas operacionit, trupi i tij reagoi keq. Katër arreste kardiake.

Në tetë muajt e fundit, Simone ka kaluar nga reanimacioni i spitalit në Tiranë, në atë të Barit dhe sot ndodhet në një qendër mjekësore në San Giovanni Rotondo, ende në luftë për rikuperimin e tij. Çështjen ligjore kundër klinikës e ka hapur, por shëndetin nuk mund ta rikthejë mbrapsht.

Në rrjetet sociale, vëllai i tij ka postuar një foto me një mesazh të thjeshtë, por rrënqethës:

“Do t’ia dalim të rishohim buzëqeshjen tënde. Mos u dorëzo!”

Tregtia e mashtrimeve në emër të shëndetit

Simone nuk është i vetmi. Në vitin 2022, klinika “Gremi Clinic Wellness” reklamonte trajtime për “shkrirje dhjami” dhe “heqje celuliti” me çmime të arsyeshme. Shumë pacientë, të joshur nga premtimet për rezultate të shpejta, paguan shuma të konsiderueshme për seanca që nuk sollën asnjë ndryshim.

Një qytetare denoncoi:

“Më matën perimetrin e barkut para dhe pas trajtimit, por manipulonin shiritin matës për të më bërë të besoj se kisha humbur centimetra. Rezultati? Zero. Provova edhe injeksione të cilat më shkaktuan vetëm djegie në zonën e barkut për disa orë. Harxhova 250 euro për një mashtrim.”

Gremi Clinic

Implantet fantazmë dhe garancitë boshe

Në vitin 2018, Kastriot Frangu pagoi mbi 1 milion e 200 mijë lekë për një protezë dentare në klinikën “Dental Turk”, të cilën ia premtuan me garanci 5-vjeçare. Por kur proteza rezultoi problematike, klinika nuk ofroi asnjë zgjidhje.

Më vonë, doli në dritë se laboratori dentar i kësaj klinike operonte pa licencë dhe punonjësit nuk ishin profesionistë të certifikuar. Pas një hetimi nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, laboratori u mbyll dhe klinika u gjobit me 50 mijë lekë të reja, një shifër qesharake krahasuar me dëmet që kishte shkaktuar.

Dentl Turk

Në një tjetër rast tronditës, një italian, Domenico Lupoli, u drejtua në klinikën “Brianza Dent” për të vendosur tre implante dentare dhe gjashtë dhëmbë, duke paguar 2,000 euro.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme, ai shkoi në një klinikë tjetër ku zbuloi se “implantet Straumann” që supozohej se i kishin vendosur, ishin të falsifikuara.

Brianza Dent

“Nuk e di çfarë kanë futur në gojën time!” – tha ai, i tronditur nga mashtrimi.

Krimi dentar që askush nuk po e ndal

Skandale të tilla nuk janë të rralla. Nga dentistë të huaj që operojnë pa licencë, te klinika që premtojnë shërbime “elite” por shesin trajtime me cilësi të dyshimtë, ky treg ka dalë jashtë kontrollit.

ZËRI i kontaktoi të treja klinikat e përmendura në këtë artikull për të dhënë një koment në lidhje me ankesat e klientëve që gjejnë ngushëllim në mediat fqinje pasi në Shqipëri dyertë iu mbyllen nga lidhjet e qarqeve të ngushta. Deri në botimin e këtij artikulli, Brianza Dental, Gremi dhe Dental Turk nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Por denoncimet nuk mungojnë as për dentistët jashtë ombrellës së një emri tregtar…

Një tjetër rast i ekspozuar nga media investigative ishte ai i Hasan Ugur, një qytetar turk që operonte pa diplomë stomatologjie në Kukës. Edhe pse klinika e tij u mbyll, askush nuk mund të garantojë që individë të tjerë si ai nuk vazhdojnë të punojnë në hije.

Në Korçë, qytetarja Elvira Hoxha iu drejtua dentistit Ylli Naçi për vendosjen e dhëmbëve zirkon në gjithë gojën, por vetëm pas tre vitesh u diagnostikua me një infeksion të rëndë, një çmim i lartë për një buzëqeshje perfekte.
Një tjetër turk, Musa Bozkurt, mori 700 mijë lekë paradhënie nga një paciente për një trajtim dentar dhe më pas e la me infeksione të rënda në gojë.

Kush i mbron pacientët?

Rritja e turizmit dentar në Shqipëri ka sjellë një realitet alarmant: klinikat dhe individët që operojnë pa certifikime të duhura po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa institucionet përgjegjëse mbeten të pavëmendshme.

Ligjet ekzistojnë, por a zbatohen? Kush garanton që pacientët e ardhshëm nuk do të bien pre e të njëjtave skema mashtruese?

Shëndeti nuk është një biznes ku mund të luhet me fatin e njerëzve. Por nëse nuk ndërhyhet me kontrolle më të rrepta, krimi dentar do të vazhdojë të zhvillohet nën sytë e autoriteteve – dhe qytetarët do të vazhdojnë të pyesin:

Në derën e kujt po trokasin?

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen
Artikulli tjetër Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.