KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u përfshi deputetja Klotilda Bushka në çështjen “Veliaj”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si u përfshi deputetja Klotilda Bushka në çështjen “Veliaj”
AktualeFokusKomentPolitike

Si u përfshi deputetja Klotilda Bushka në çështjen “Veliaj”

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 10:14 am
197 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.

Sipas mediave, deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt dhe dyshohet se ka ndikuar tek dëshmitarët si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve është aktualisht një “person nën hetim” nga prokuroria.
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje edhe për rolin e biznesmenit Elman Abule, i cili po ashtu u arrestua këtë të hënë. Sipas saj, gjatë pasdites Veliaj ka kontaktuar me avokatët e tij për të koordinuar mbrojtjen ligjore, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar biznesmenin shqiptaro-belg. Abule dyshohet për pastrim parash përmes kompanive të tij.

Sipas prokurorisë, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare me qëllim mbulimin e origjinës së fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.

Veliaj dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash. Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Marrë nga News24.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 3 skenarë se kush do ta marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës
Artikulli tjetër “Washington Post”: Veliaj akuzohet për korrupsion me miliona dollarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.