KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestimi i Veliajt nxit protesta: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestimi i Veliajt nxit protesta: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
AktualeAnalizeFokusKryesore

Arrestimi i Veliajt nxit protesta: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2025 10:59 am
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të lëvizjeve politike “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” protestuan pasditen e së martës para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Protestuesit shprehën mbështetjen e tyre ndaj veprimeve të fundit të SPAK dhe kërkuan përgjegjësi edhe nga kreu i qeverisë të cilit i bënë thirrje për dorëheqje.

“Inkurajojmë çdo gjyqtar e prokuror, inkurarojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund.
Kjo nuk është betejë personale, por e qytetarëve dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund,”
 tha Edona Haklaj.

Grupet e qytetarëve u vunë ballë Kryeministrisë duke mbajtur dhe pankarta dhe duke drejtuar vazhdimisht thirrje kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Kryeministër arrogant, gjysma e qeverisë i ka shkuar në burg, por refuzon të tërhiqet. Duhet që qytetarët ta shembin pushtetin me votë, vetëm këta në pushtet mos i votoni!,” thirri Adriatik Lapaj.

Me këtë qasje foli dhe Endri Shabani nga Nisma Thurje. Ai renditi disa nga rastet e dyshuara për abuzime dhe korrupsion dhe në krye vuri Kryeministrin Rama për nga përgjegjësia.

“Ka dy mënyra ta shkulim nga karrigia, e para, prangat, mënyra e Erion Velisë, nëse ai ngriti skemën e vjedhjes së lekëve shqiptarëve, ‘Erioni’ i skemës është këtu lart,” theksoi Shabani teksa si mënyrë të dytë veçoi votimin kundër nga qytetarët.

Veliaj u arrestua mesditën e së hënës teksa ishte në detyrë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se përmes një skeme korruptive përfituan nga fondet publike rreth 1.1 milionë euro.

SPAK dyshon se të paktën gjashtë sipërmarrës qarkulluan në favor të Veliajt para në llogaritë e organizatave jofitimprurëse të Xoxës në këmbim të dhënies së tenderëve apo lejeve të ndërtimit kompanive të tyre.

Për këtë SPAK ka ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndërsa ka sekuestruar llogaritë bankare të çiftit Veliaj-Xoxa si dhe një vilë në Qerret të Kavajës.

Veliaj dhe Rama relativizojnë akuzat e SPAK

Pas arrestimit, Veliaj reagoi përmes rrjeteve sociale. Ai mohoi akuzat duke i cilësuar “idiote” e më tej relativizoi pretendimet e SPAK duke thënë se pagesat e sipërmarrësve kanë qenë “sponsorizime aktivitetesh kulturore për Tiranën”.

Veliaj shprehu keqardhje për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij duke theksuar se “nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin.” Por ajo që ra në sy ishte fakti se për herë të parë Veliaj foli kundër SPAK.

Pa i përmendur emrin Olsi Dados, një prej prokurorëve të çështjes, Veliaj iu adresua me fjalë si “prokuror që thotë dhe shkruan idiotësi” dhe “që nuk la dëshmitar pa shantazhuar.”

Të njëjtën qasje ai e vazhdoi edhe sot kur e etiketoi prokurorin si “individ pervers” apo “zvarranik” që kur e merrte në pyetje “zgërdhihej si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit”.

Në reagimin e dytë, Veliaj tha se blerjet online janë të faktuara dhe janë shumë herë më pak nga 800 mijë euro sa pretendon SPAK-u. Ai theksoi se “janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të Ajolës”.

“Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal,” theksoi Veliaj.

Kryeministri Rama u shpreh të martën në mbështetje të Veliajt. Në një reagim me video në rrjetet sociale ai e konsideroi arrestimin në shkelje të procedurave duke pretenduar se janë intimiduar dëshmitarë.

Ai tha se qeveria do të mbështesë reformën në drejtësi, por “nuk mund të ketë arrestime pa gjyq dhe cenim të prezumimit të pafajësisë.”

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërkombëtarët që nuk bëzajnë
Artikulli tjetër Haalandi vazhdon të çudisë, 48 gola në 48 ndeshje në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.