KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Vijesti” për fjalimin e Osmanit në Amerikë: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > “Vijesti” për fjalimin e Osmanit në Amerikë: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
EditorialPolitikeRajoniZhvillim

“Vijesti” për fjalimin e Osmanit në Amerikë: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2025 11:11 am
150 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në editorialin e Drejtorit Ekzekutiv të “Vijestit”, Željko Ivanoviq ka lartësuar fjalimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Lutjet e Mëngjesit, javën e kaluar në Washington.

“Ftesa si e veçantë për Presidenten Osmani, flet shumë për diplomacinë dhe lobimin e fqinjëve”, shkruan Ivanoviq, ndërsa shton se Ministri i Urbanizmit dhe i Velje Brdo-s, Slaven Radunoviq bëri gabim që e anashkaloi drekën dhe humbi fjalimin e të pares së shtetit të Kosovës, pasi siç thotë ai po ta kishte dëgjuar fjalimin 12 minutësh të saj do të kuptonte se Kosova nuk është “shtet i rremë”.

Për Invanoviq, 12 minutat e Osmanit ishin më të mirat të shfrytëzuari nga një politikan, dhe se nga kjo ai thotë se Slaven Radunoviq mund të mësonte diçka e t’ia përcillte edhe bashkëmendimtarëve të tij.

“Por nuk ka të bëjë Lutja e Mëngjesit vetëm me fjalimin e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë. Pas mëngjesit, vjen dreka. Edhe aty gjithçka fillon me lutje, e më pas, skena u takon të ftuarve të veçantë. Nga tre të përzgjedhurit, njëra ishte Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. Kjo flet për fuqinë e diplomacisë dhe lobimit të fqinjëve tanë. Më vjen keq që ministri i urbanizmit dhe i Velje Brdo-s, Slaven Radunović, e anashkaloi këtë drekë. Dhe lutjen. Mbi të gjitha, ai humbi fjalimin e zonjës Osmani. Po ta kishte dëgjuar, do të kuptonte se Kosova nuk është një “shtet i rremë”.

Një rrëfim i ngrohtë dhe personal për një rrugëtim atipik politik—një fëmijë lufte, siç e quajti veten, të cilës politika e urrejtjes (Millosheviqi dhe rrethi i tij) i mori gjithçka, e dëboi nga shtëpia, nga qyteti i lindjes, duke kaluar përmes mërgimit, vuajtjes, varfërisë, deri te çlirimi dhe kthimi në vendlindje. Dhe tani, në skenën më të madhe, në Uashington. Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë. Dhe këtë e konfirmuan ovacionet e të pranishmëve pas fjalimit të saj”, shkruan Drejtori i mediumit malazez.

Dëmi është për Slavenin—mund të kishte mësuar diçka, të nxirrte ndonjë përfundim dhe, kur të kthehej, t’ua përcillte bashkëmendimtarëve të tij. Sidomos Vranešit, i cili kishte premtuar se vitin e ardhshme—pra, këtë vit—do të jetë në Prizren. Do ta kenë dëshirë”.

“Kur krahasohemi me Kosovën, ne jemi një shtet “banane”, shkruan ai, ndërsa shton se kur Osmani vizitonte Kongresin, Senatin e merrte duartrokitje nga pjesëmarrësit në Lutjet e Mëngjesit, udhëheqësit e Malizt të Zi ishin në shtëpi, ndërsa ironizon duke thënë se kishin “punë më të rëndësishme”.

“Ndërsa zonja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, dhe merrte ovacionet e dy mijë pjesëmarrësve të Lutjes së Mëngjesit, udhëheqësit tanë mbetën në shtëpi. Kishin punë më të rëndësishme. Jakovi, pas blerjes së gomave të reja dhe makinës së re për veten dhe familjen, duhej të siguronte edhe një apartament të ri. Ndërsa Mickey kishte një justifikim më të fortë: Krvavac po e linte dhe duhej të shuante zjarrin në shtëpi. Sepse, ashtu siç Milo nuk mundej pa Roçkon, Aleksa pa Bokin, Dritani pa Porfirin, po ashtu as Miki nuk mundet pa Brankon. E radhën e ka Joanikije”.

 

Marrë nga Reporter.neg

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Haalandi vazhdon të çudisë, 48 gola në 48 ndeshje në Europë
Artikulli tjetër Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në ‘Elbasan Arena’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.