KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2025 10:37 am
207 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit. P.sh. importi i orëve vitin e kaluar shënoi rritje me rreth 32%. Që kur dolën në qarkullim celularët, orës i “humbi” funksioni kryesor si tregues i kohës. Më së shumti tani orët, ato të markave të njohura, përdoren si bizhuteri, që tregojnë një lloj statusi shoqëror.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport me vitin 2023. Në pesë vitet e fundit, importi i orëve është dyfishuar në një kohë që popullsia vendit u tkurr me rreth 420 mijë persona ndërmjet dy censeve 2011-2023.

Gjithashtu, rritje të fortë më 2024 panë edhe importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive. Vitin e kaluar u importuan 6,8 miliardë lekë (68 milionë euro) nga këta artikuj me rritje 34.4% në raport me vitin 2023. Në 5 vitet e fundit, importet e gurëve të çmuar dhe perlave janë rritur me 3.4 herë.

Ekonomia shqiptare vetëm vitin e kaluar nxori jashtë vendit rreth 75 milionë euro për blerjen e mallrave të luksit të tilla si orë dhe bizhuteri. Rritja e importeve për mallrat e tjera ishte më e ulët, mesatarisht 8%, por në artikujt e luksit rritja e importeve ishte më shumë se katër herë me lartë.

Struktura e konsumit në vend po zhvendoset nga mallrat e luksit edhe sipas disa treguesve të tjerë të brendshëm. Agjencitë imboliare kanë nisur të shesin shtëpi luksi “pent house” me ankand me çmime që kalojnë mbi 6 mijë euro për metër katror. Teksa oferta e banesave të luksit rritet, kërkesa ndaj tyre mbetet e lartë.

Animi i konsumit nga mallrat e luksit, tregon se rritja ekonomike e vendit gjithnjë e më shumë po shpërndahet në mënyrë jo të barabartë. Teksa të pasurit bëhen më të pasur, disa shtesa shoqërore si popullsia në zonat rurale dhe pensionistët, mbeten të ekspozuar ndaj varfërisë së lartë.

Në vitin 2023 Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë me 42 për qind të saj. Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Shqipëria si një vend në zhvillim vazhdon të vuajë nivelin e lartë të korrupsionit dhe një model ekonomik që nuk është i bazuar në aftësi dhe sektorë që sjellin paga të larta. Kjo situatë po bëhet shkak për emigrim të vazhdueshëm, sidomos për moshat e reja.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n
Artikulli tjetër Në kokën e Vance (dhe Trump) ka një “Jaltë të re” për ndarjen e Botës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.