KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Punësimet e të huajve, udhëzimi i ndryshuar nga Ministria e Financave

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 12:41 pm
172 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit ka sjellë që shumë kompani të punësojnë punonjës të huaj nëpërmjet agjencive të punësimit, që nuk janë rezidente në Shqipëri. Në udhëzimin e ndryshuar nga ministria e Financave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktohet se për agjencitë e punësimit që nuk janë rezidentë dhe në shtetin ku operojnë është nënshkruar marrëveshja “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, fitimet e tyre nuk do të tatohen në Shqipëri, por vetëm në shtetin ku operojnë.

Bëhet fjalë për rastet kur agjenci të huaja u ofrojnë kompanive shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës. Udhëzimi përcakton se vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti, bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.

Ndërsa për kompanitë shqiptare, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar prej tyre për agjencinë e huaj të punësimit. 12.11 Nisur nga parimi që të ardhurat nga punësimi tatohen në vendin e punësimit, edhe në rastet kur fuqia punëtore ofrohet nga një agjenci punësimi e cila nuk është rezidente tatimore shqiptare, si p.sh. rastet kur agjenci të huaja i ofrojnë entiteteve juridike shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga entiteti shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit.

Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore. Pagesa totale e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380 mijë euro. Për nevoja të zbatimi të paragrafit 3 të nenit 12,të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 : 6 muaj : 50 punonjës = 1.013 euro në muaj. Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Në pikën 12.11, shembulli ndryshon me përmbajtjen si më poshtë:

Shembull. Një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore.

Pagesa totale, e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380.000 euro. Për nevoja të zbatimit të paragrafit 3, të nenit 12 të ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 euro x 80 % = 304.000 euro.

Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 euro: 6 muaj: 50 punonjës = 1.013 euro në muaj.

Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.

Ndërsa diferenca prej 76 mijë euro (20% e 380 mijë euro), bazuar në këtë shembull, do të jetë e ardhur biznesore për agjencinë kineze të punësimit, prandaj për këtë shumë nuk do të mbahet tatim pasi bazuar në marrëveshjen që kemi nënshkruar me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, për aq kohë sa agjencia kineze nuk ka një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë, fitimet e saj biznesore do të tatohen vetëm në Kinë.

Shënim. Vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.”

Zbritjet që parashikon ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”

Kur të ardhurat nga punësimi i paguhen një të punësuari nëpërmjet një agjenti punësimi jorezident në Republikën e Shqipërisë dhe shuma e përgjithshme e paguar përfshin tarifën e komisionit, të ardhurat nga punësimi konsiderohen të jenë së paku 80% e shumës së përgjithshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump urdhëron shkarkimin e prokurorëve, të emëruar nga Biden
Artikulli tjetër Censi i bujqësisë dhe blegtorisë shtyhet për në 2026-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.