Censi i bujqësisë dhe blegtorisë nuk do të mund të realizohet as këtë vit. Ndonëse do duhej të ishte përmbyllur që në 2022-shin, deri në fund të dhjetorit do mund të hartohet vetëm baza ligjore për realizimin e tij.
“Në kuadër të përgatitjeve për Censin e Bujqësisë, jemi në proces të miratimit të projektligjit. Po rishikohet strategjia e organizimit të këtij Censi, planit të aktiviteteve dhe buxhetit. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet, pemëtarinë si dhe të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.
Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli tregoi edhe se çfarë do të matet nëpërmjet censit të bujqësisë dhe blegtorisë.
Lista e përditësuar e fermave do të jetë korniza për Censin që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm, të njësive ekonomike bujqësore.
Marrë nga Javanews.al