Një operacion kontrolli nga dogana dhe komanda ushtarake e Ankonës i quajtur “Metal Gate” në Itali, çoi në sekuestrimin e 58 mijë mbetjeve të veçanta të konsideruara toksike, importuar në Itali nga kompani shqiptare dhe marrë në dorëzim nga kompanitë italiane.
Autoritetet vunë sekuestron mbi mallin dhe e dorëzuan atë pranë autoriteteve për analiza të specializuara. Në fillim, në dokumentet doganore ishte cilësuar si “shkumëzime alumini” por pas analizave u vu re se ato përmbanin një përqëndrim të lartë të zinkut, plumbit e bakrit me toksicitet të lartë, të afta për të shkaktuar toksicitet akut në ambient ujor dhe toksicitet kronik.
Autoritetet ranë në gjurmë të këtyre mallrave pasi nuk kishte përputhshmëri të sasisë së importuar me deklaratën doganore. Ndaj autoritetet nisën operacionin, që kishte filluar edhe më parë e që coi në sekuestrimin e rreth 16 tonë mbetjesh urbane.
Shoqëritë italiane u akuzuan për veprën penale të “trafikut të paligjshëm të mbetjeve”, “falsifikimi i kryer nga privati në akt publik” si dhe “pengim të veprimtarisë së kontrollit”.
Marrë nga Newsbomb.al