KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qumështi vendas po zëvendësohet me importe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qumështi vendas po zëvendësohet me importe
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Përditësimi i fundit: 21 Shkurt, 2025 1:18 pm
143 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me 2023 importet u rritën 23%.

Importet priten të zgjerohen edhe përgjatë 2025-s, pasi operatorët përpunues planifikojnë blerje të qumështit si lëndë të parë nga jashtë gjatë muajve të verës.

“Për momentin, nuk parashikojmë të blejmë qumësht nga importi, sepse kemi sasi qumështi më tepër nga sa kemi nevojë. Por gjatë muajve të verës kemi planifikuar të blejmë patjetër, pasi nuk plotësohemi dot me prodhimin vendas nga fermerët”, pohon Luis Ndreka nga kompania ADG.

Po ashtu problem për industrinë përpunuese vijon të mbetet kostoja e lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para.

“Çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha në vend është 66 lekë për litër (pa TVSH). Në fermat e vogla (ku kostot për ta grumbulluar janë më të larta) çmimi i qumështit shkon deri në 60 lekë (pa TVSH). Kjo është në derën e fermës, pra pa transport, thotë z. Ndreka.

Por pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-s, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë,

Në atë periudhë qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë (rënia 16 deri 20%).

Ndërsa nga fermat e vogla qumështi u grumbullua me çmim 60 lekë pa TVSH për litër. Ndërsa çmimi i qumështit të lopës në 2024 nga importi përfshirë koston e transportit dhe taksave, arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.

Ekspertët pohojnë se është mungesa e subvencioneve për litër qumështit të prodhuar që krijon së tepërmi diferencë të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës.

Po ashtu fermerët prej muajit janar 2025 po përballen me shtim kostosh për mbajtjen e bagëtive për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve ushqyese deri 60%. Çmimi i misrit nga 27 lekë/kg që tregtohej më parë, aktualisht po blihet 34 lekë/kg. Rritja 26%.

Çmimi i himeve nga 22 lekë/kg bëhet në 29 lekë/kg. Rritja është 24%. Çmimi i elbit nga 25 lekë/kg bëhet në 33 lekë/kg. Rritja 32%. Ndërsa çmimi i jonxhës nga 500 lekë që tregtohej në periudhën maj-qershor, aktualisht është 700-800 lekë/dengu. Rritja varion nga 40 deri 60%.

Por për përpunuesit shtimi i kostove nuk pritet të sjellë tjetër rritje të çmimit të qumështit për grumbullim, pasi kërkesa është më e ulët se oferta. Ndërsa agronomët paralajmëruan se shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese pritet të ndikojë në reduktimin e krerëve në ferma.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Statistikat e Bankës: Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie në 2024
Artikulli tjetër Zgjedhjet në Gjermani, sondazhi: Partia e Merz merr 28%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.