KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëri, dhuna ndaj grave mbetet fenomen shqetësues
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëri, dhuna ndaj grave mbetet fenomen shqetësues
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëri, dhuna ndaj grave mbetet fenomen shqetësues

Përditësimi i fundit: 22 Shkurt, 2025 8:56 pm
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, dhuna ekstreme ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, 32 vrasje të grave kanë ndodhur brenda një periudhe tre vjeçare. Rasti më i fundit i dhunës ekstreme është ai i mesjavës, kur në qyterin e Shkodrës një person qëlloi me armë, duke plagosur bashkëjetuesen e tij 44-vjeçare dhe me pas vrau veten.

Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, 44-vjeçarja Anila Ndoka prej 4 ditësh po lufton për jetën pas plagosjes me një plumb pistoletë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, i cili më pas qëlloi edhe veten duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

44-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe një punonjëse sociale në qytet. Ngjarja, që tronditi opinionin e Shkodrës dhe më gjërë, thotë drejtuesja e organizatës “Hapat e Lehtë, Denada Shpuza, i shtohet këtë fillimviti edhe qindra rasteve të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“ Lajmi ka qenë shumë tronditës, jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile, por edhe për çdo grua. Numri i grave, të cilat vriten, për fatin tonë të keq po rritet nga viti në vit. Në konferencën e fundit të Avokatit të Popullit rezultoi që, për tre vite janë 32 gra dhe vajza të vrara në Shqipëri, një shifër alarmante kjo”, thotë ajo.

Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit të kaluar pati një rritje prej 8.2 përqind, në krahasim me një vit më parë, të numrit të grave që i’u drejtuan institucioneve për të denoncuar dhunën. U raportuan më shumë se 4 mijë raste të dhunës ndaj grave, ku rreth 50 përqind e tyre kanë marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.

Mjeku spikiatër Gjon Preçi thotë se rastet e dhunës lindin në një kontekst social dhe kulturor ku mbizotëron dhuna, pa përjashtuar problemet ekonomike dhe ato që lidhen me shëndetin mendor, abuzimin me drogën apo alkoolin, raste këto që janë në rritje.

“ Natyrisht që në këto raste duhen parë edhe problemet e shëndetit mendor . Turbullimet e personalitetit dhe qëndrimi antisocial janë shumë të përhapura në popullatë. Janë njerëz që në dukje funksionojnë normalisht, por që në intimitetin familjarë janë të dhunshëm, ku dhuna është pjesa kryesore e jetës së tyre”, thotë ai.

Sipas drejtueses së organizatës “ Hapat e Lehtë”, Denada Shpuza, nuk mjafton vetëm dhënia nga gjykata e një urdhëri mbrojtje për gratë viktima të dhunës, por nevojiten edhe më shumë politika mbështetëse përmes bonusit të qerasë, punësimit dhe strehimit.

“ Duhet më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat sepse, një grua që ka marrë hapin për të denoncuar dhunën, kur nuk ndjehet e sigurtë për të ardhmen e saj, në jo pak raste ajo kthehet përsëri tek dhunuesi i saj. Mos të harrojmë faktin se, gjithë ky rrugëtim i yni për të përmirësuar kuadrin ligjor, për të fituar më shumë të drejta, është shoqëruar me shumë përgjakje”.

Rastet e dhunës po shtohen me shpejtësi jo vetëm ndaj grave dhe vajzave, por, në përgjithësi, edhe mes të rinjve. Ndaj, sipas mjekut psikiatër Preçi, shoqëria dhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen për situtën.

E rëndësishme, sipas ekspertëve, është parandalimi i dhunës që në familje, në bankat e shkollës, si dhe edukimi dhe rritja e shkallës së ndërgjegjësimit të familjes, institucioneve dhe gjithë shoqërisë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës
Artikulli tjetër Zgjedhjet e rëndësishme për Europën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.