Në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të shquara të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.
Spiropali vuri në dukje se Fino ka drejtuar vendin gjatë periudhës më të vështirë, duke kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme, ndërsa Bogdani ishte një lider i respektuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare.
Elisa Spiropali: Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit.
Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.
Marrë nga VoxNews.al