Ish-kryeministri i Kanadasë dhe kryetari i Unionit Internacional Demokratik IDU), Stephen Harper, i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PD, Sali Berisha për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025, që do të mbahet në Bruksel nga 14 deri më 16 maj.
Në letrën e tij, Harper vlerëson kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë si një shtyllë e qendrës së djathtë globale dhe rolin e Berishës në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.
Forumi do të mbledhë liderë politikë dhe mendimtarë nga më shumë se 80 parti anëtare për të diskutuar sfidat globale dhe për të forcuar bashkëpunimin mes partive konservatore në demokracitë në zhvillim.
Marrë nga Top Channel