KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve
AktualeBotaOpinionPolitike

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 3:37 pm
124 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, pas vizitës së tij në Beograd, gjatë së cilës nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte planifikuar një gjë të tillë.

“Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiq, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla”, konfirmoi Picula për Radio Evropa e Lirë.

Picula shkoi në Beograd pasi që më 20 shkurt, në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe.

Takimin me raportuesin për Serbinë e refuzoi Vuçiqi, i cili e quajti Piculën “gënjeshtar”. Përveç Vuçiqit, takimin e refuzoi edhe kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” në Kuvendin e Serbisë, Milenko Jovanov.

Picula pretendon se qëndrimi negativ i qeverisë ndaj draft-raportit për situatën në vend ishte promovuar që para mbërritjes së tij.

“Nga ana tjetër, nuk do të ishte e drejtë të reduktohej kuptimi dhe rezultatet e qëndrimit tim në Serbi vetëm në takimet që nuk pata me presidentin e shtetit, kryeministren në detyrë dhe ministrin e Punëve të Jashtme”, tha Tonino Picula.

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, ndodhi gjithashtu një aksion policor në ambientet e disa organizatave joqeveritare në Beograd.

Picula konfirmon se edhe ky element, së bashku me të gjitha përshtypjet nga vizita, do të përfshihen në vijimin e punës për raportin mbi gjendjen në Serbi.

Ai vlerësoi se misioni katërditor në kapacitetin e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë ka treguar se nuk do të jetë e mundur të kapërcehen lehtësisht dallimet në vlerësimet për situatën në vend mes tij dhe përfaqësuesve të pushtetit, me të cilët nuk pati mundësinë të bisedojë.

“Ngjarjet më të rëndësishme në Serbi prej muajsh janë protestat masive të udhëhequra nga studentët, të cilët po bllokojnë institucionet arsimore. Protestat janë përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për një presion të përgjithshëm shoqëror mbi politikën, me qëllim çlirimin e institucioneve të shtetit nga gjithçka që i ka bllokuar për vite me radhë”, thekson Picula.

Sipas tij, zhvillimet e ardhshme do të varen nga marrëdhëniet mes katër faktorëve që ai i konsideron më me ndikim: pushtetit, i cili nuk po arrin t’i shpërndajë protestat; opozitës institucionale, e cila nuk i drejton zhvillimet; komunitetit ndërkombëtar, që kryesisht po mban distancë; dhe studentëve, të cilët kanë një bazë të gjerë legjitimiteti, por ende nuk e kanë zgjeruar listën e kërkesave përtej atyre fillestare.

Studentët, të cilët nga fundi i nëntorit kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në të gjithë vendin, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024 u rrëzua çatia e Stacionit Hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Studentët kërkojnë gjithashtu ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmet ndaj tyre dhe qytetarëve të tjerë gjatë protestave.

Pushteti, i udhëhequr nga presidenti Vuçiq, pretendon se në Serbi po tentohet një “revolucion me ngjyra” dhe këmbëngul se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët dhe opinioni akademik i hedhin poshtë këto pretendime.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik

Dhuna policore ndaj protestuesve përplas Ramën me Demokratët Europianë

Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim

Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Makina godet turmën në Mannheim të Gjermanisë, një i vdekur dhe disa të lënduar
Artikulli tjetër OKB: Shqiptarët luftojnë për bukën e gojës, një e treta e popullisë ka pasiguri ushqimore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Vazhdon bojkoti në gjykatat shqiptare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Arti grek në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis
Aktuale Fokus Kulture Rajoni Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.